Pas tre vitesh mungese, “Atletik Klub Shkodra” ka vendosur te rikrijoje ekipin U17. Nje inisiative e tille ka marre rruge prej tre muajsh dhe tashme eshte shume prane pjesmarrjes ne kampionatin e Liges Amatore.

Drejtuesit e kesaj shoqate kane vendosur t’i besojne drejtimin e ketij ekipi trajnerit Erion Mani. Ky i fundit vjen pas dy eksperiencave te meparshme qe ka patur me ekipet Shpresa dhe Shkodra.

Por prej 3 muajsh tashme Mani eshte bashkuar me “Atletik”, aty ku po ben nje pune shume te mire e cila pritet te jape efektet e veta kur te nisin ndeshjet zyrtare. Siç mesohet, pjesa me e rendesishme e skuadres ka te beje me lojtaret te cilet kane qene sezonin e kaluar pjese e ekipit U15 te kesaj shoqate.

Perpos tyre, kane ardhur edhe lojtare te tjere nga ekipe te ndryshme te cilet po sterviten me shume deshire nen drejtimin e trajnerit Mani dhe tashme jane gati per ndeshjen e pare qe ne fakt ende nuk eshte e qarte se kur do te luhet.

“Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite e cila dallohet per menyren si punon dhe nga viti ne vit sjell edhe projekte e ide te reja dhe padyshim qe me nje pune te tille edhe sukseset nuk do te mungojne asnjehere./SHKODRA-SPORT.COM/