Sulmuesi i Olympique Marseille, Pierre-Emerick Aubameyang ka shënuar një gol të bukur me gërshërë në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Ajaxit.
Marseille ka fituar me rezultat të ngushtë 4-3 në trilerin ndaj Ajaxit në kuadër të ndeshjes së pestë të Grupit B në Ligën e Evropës.
Lojtari më i mirë në këtë fitore të klubit francez padyshim se ishte sulmuesi nga Gaboni, Aubameyang, i cili shënoi het-trik. Megjithatë, goli i tij i dytë personal i shënuan për epërsinë 3-2 ishte ai që ‘vodhi’ gjithë vëmendjen e mbrëmjes.
Aubameyang ‘fluturoi’ në minutën e 47-të për të shënuar një supergol me gërshërë pas asistimit të Amine Harit.Me këtë gol, ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Chelsea ka vendosur kandidaturën për ‘golin e sezonit’ në Ligën e Evropës./Telegrafi/