Vllaznia U21 dhe Terbuni e kane mbyllur ne barazim miqesoren e sotme te luajtur me njeri- tjetrin ne fushen sportive “Reshit Rusi”, ku ne fund te 90 minutave eshte fiksuar rezultati 2-2.

Kane qene pukjanet ata qe kane shenuar dy golat e pare, fillimisht me ane te Kaçubeles dhe me pas me Rigers Xhahysen, duke bere qe pjesa e pare te mbyllej me avantazhin 2-0.

Ne pjesen e dyte trajneret Borshi e Xhahysa kane bere shume ndryshime ne perberje dhe kjo gje ka ndikuar per mire tek 21 vjeçaret e Vllaznise dhe per keq tek kundershtaret e tyre. Si rrjedhoje kuqeblute kane arritur te shenojne dy gola, pikerisht me ane te Dodajt dhe me pas me Kubazin duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej me shifrat e barabarta.

VLLAZNIA U21- TERBUNI 2-2

Golat: Dodaj, Kubazi/ Kaçubela, R. Xhahysa

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Beci, Paloka, Muleci, Kapllanaj, Cungu, Dulaj, Zaganjori, Maliqi, Dodaj e Delaj. Trajner Ergi Borshi. Ne pjesen e dyte u aktivizuan edhe Kubazi etj.

TERBUNI: Shkoza, Pali, Temja, A. Hoxhaj, Bushaj, Xhakaj, Laçej, XHahysa, Bizi, Kaçubela, Gjini. Trajner Altin Xhahysa.