Kukësi dhe Tirana kanë barazuar 0-0 për javën e 27 të Superligës. Ndeshja e zhvilluar mesditën e së shtunës në Rrogozhinë nuk ka prodhuar shumë raste, teksa veçohet tranversa e Gj. Taipit në pjesën e dytë.

Dueli ka nisur me kontrollin e bardhebluve, që kanë pasur disa raste por pa konkretizuar. Më pas loja është ekuilibruar, me skuadrat që kanë pasur frikë mos pësonin gol duke kaluar në disa raste dhe në nervozizëm.

Edhe pse trajnerët bënë lëvizje në fushë, asnjë rast real për gol nuk u prodhua nga protagonistët në fushë. Pas 27 ndeshjeve, Tirana shkon në kuotën e 60 pikëve në krye, ndërsa me 44 pikë Kukësi mban vendin e tretë.me 44 pike.

Ai tashme eshte 5 pike larg Vllaznise e cila luan te henen ne Shkoder ndaj Kastriotit dhe ne rast fitoreje, diferenca me te do te ngushtohej ne vetem 2 pike.

KUKESI- TIRANA 0-0

Arbitër: Eldorjan Hamiti, Cokaj, Isaku, Shahini VAR: Indrit Myrtja

Formacionet zyrtare:

Kukësi: Çollari, Gligorov, Bytyçi, Pëllumbi, Lulaj, Ndreca, Gj. Taipi, Sh. Taipi, De Lucas, Bahtiri, Puntus Trajner: Diego Longo

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratche, Hoxhallari, Tosevski, Totre, Limaj, Toli, Ismajlgeci, Seferi, Devid Trajner: Orges Shehi