Lautaro Martinez nuk do të transferohet te Barcelona në verë. Fjalët e presidentit të La Liga se katalanasit nuk e mendonin argjentinasin sepse nuk kishin mundësinë që të përballonin ekonomikisht transferimin e tij, kanë gjetur konfirmim në mediar spanjolle. Sipas “AS”, Barcelona është tërhequr nga gara për sulmuesin, sidomos pasi ka dëgjuar kërkesat e Interit për fubtollistin.

Lautaro Martinez ka në fakt një klauzolë largimi prej 111 milionë eurosh, por Barcelona besonte se mund të ulte këtë vlerë me negociata me Interin. Por zikaltërit nuk është se kanë bërë ulje, përkundrazi. Kërkesa e tyre është cilësuar absurde nga katalanasit që kanë hequr dorë nga sulmuesi menjëherë.

Burimet e gazetës spanjolle tregojnë se Interi ka kërkuar 90 milionë euro për Lautaron si “ulje” por bashkë me këtë shifër, Barcelona duhej t’i jepte falas edhe Arturo Vidal. Ndërkohë, katalanasit duhej t’i jepnin në huazim edhe Antuan Grizman për një edicion, me kosto zero, pra që katalanasit të mos kërkonin para për francezin gjatë përiudhës së qaëndrimti të tij te zikaltërit.

Një “paketë” që sigurisht duket eabsurde ndaj spanjollët e kanë refuzuar menjëherë dhe kanë hequr dorë nga Martinez të paktën për momentin, duke shpresuar që në të ardhmen, falë krizës së koronavirusit, edhe vlera e tij të bjerë dhe Interi të fillojë të mendojë për kërkesa më të arsyeshme. /vipsport/