E ardhmja e Leo Messi-t duket larg Barelones.

Pleshti, në fakt, ka informuar klubin se ka dëshirë të largohet. Përpjet me drejtuesit, duke filluar nga drejtori sportiv Eric Abidal dhe presidenti Josep Maria Bartomeu, kanë përkeqësuar situatën.

Megjithatë, Barcelona duket se nuk është dorëzuar akoma. Kështu, katalanasit duket se po bëjnë gjithçka është e mundur për t’i treguar Messi-t se revolucioni i ri po ecën shumë mirë.

Në fakt, Barça e Ronald Koeman duket se ka një plan të qartë. Asnjë çmenduri, por disa operacione të sakta në merkato.

Sipas spanjolles Don Balon, objektivi kryesor i Barcelona-s është Joshua Kimmich. Mesfushori gjerman vjen nga një Triplete me Bayern-in dhe pëlqehet shumë nga Koeman, sepse mund të mbulojë më shumë se një pozicion.

Pikërisht ai mund të jetë karta që mund ta bindë Messi-n që të mos largohet nga Barcelona./telemedia/