Tjeter fitore ne kampionat per Basania U17 dhe pas javes se trete te tij, ajo kryeson renditjen me pike te plota-9 dhe me nje golaverazh per t’u patur zili, 10-2 ne kampionatin e kategorise se pare te kesaj grupmoshe.

Ne ndeshjen e sotme te luajtur ne fushen sportive te Bushatit, Basania ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ndaj ekipit te Ilirise se Fushe- Krujes.

Ka qene futbollisti Elvis Ibishaj ai qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 21-te dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare. Ne te dyten do te ishte futbollisti Saman Lluka qe do te dyfishonte shifrat e ketu u duk se ndeshja u mbyll por nuk do te ndodhte keshtu.

Minutat e fundit te saj do te dhuronin edhe dy gola te tjere. Fillimisht do te ishte Alfred Suli qe do te shenonte te tretin ne minuten e 89-te ndersa ne shtese Ergys Puka do te shenonte te katertin dhe te fundit. Perfundimisht 4-0 per kete ekip.

Trajneri Donald Lari e ka nisur ndeshjen me kete formacion: Rroku, Er.Ibishaj, Nika, Pjetri, Suli, F.Dedndreja, Puka, Lluka, Kodra, El. Ibishaj dhe Zefi. Ne pjesen e dyte nderkohe jane aktivizuar edhe L.Dedndreaj, Kapaj, Lazri, Marku e Zagani.