Superliga e basketbollit të meshkujve do të zhvillojë sot ndeshjet e dyta gjysmëfinale, takime të rëndësishme, të cilat mund të dhurojnë që sot edhe dy finalistët.

Sfida e parë do të luhet në palestrën “Halit Coka” të Bathores në orën 17:00, me Kamzën vendëse që pret Besëlidhjen. Në ndeshjen e parë lezhjanët kanë triumfuar me rezultatin 96-89.

Keta te fundit kuptohet qe duke patur avantazhin e ndeshjes se pare, por edhe formen me te mire te lojtareve, do te kerkojne te mbyllin gjithçka sot sa i takon kualifikimit per ne finale duke mos e lene çdo gje ne dore te takimit te trete.

Por kuptohet qe nuk do ta kene te lehte. Kamza ne fushen e saj tjetersohet dhe behet shume e forte dhe si rrjedhoje sonte ajo do te kerkoje fitoren per te barazuar gjithçka e numrin e ndeshjeve gjysmefinale.

Megjithate Beselidhja e Afrim Bilalit duket se ka me shume shanse per te fituar dhe per te shkuar me tej sepse objektivi i saj eshte i qarte: Fitimi i titullit kampion kete sezon.