Emocione pa fund mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ne ndeshjen çerekfinale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Teutes. Nje ballafaqim qe ka kerkuar edhe ndihmen e shteses per te percaktuar skuadren gjysmefinaliste dhe ajo eshte Vllaznia e cila triumfoi me rezultatin 104-100.

Ka qene nje ndeshje shume e bukur e cila ka dhuruar shume emocione per tifozet e shumte te pranishem ne kete ndeshje. Kane qene durrsaket qe e nisen me mire kete takim dhe e fituan 10 minuteshin e pare me rezultatin 27-23.

Shkodranet reaguan ne te dyten duke e fituar ate 23-15 dhe si rrjedhoje shkuan ne pushimin e ketij takimi me nje avantazh prej 4 pikesh. Megjithate Teuta nuk hoqi dore nga pretendimet e saj per ta fituar kete takim dhe si rrjedhoje e fiton perioden e trete 24-17.

Ne te katerten eshte Vllaznia qe luan me mire dhe arrin ta kaloje rezultatin ne favorin e saj, megjithate ne fund jane miqte qe barazojne 87-87. Shkodranet kane topin ne zoterim ne sekondat e fundit por Sabb nuk arrin te shenoje dhe gjithçka ne kohen e rregullt mbyllet ne barazim duke bere qe te dy ekipet t’i drejtohen shteses 5 minuteshe.

Ne kete te fundit shkodranet luajne me mire dhe si rrjedhoje arrijne te triumfojne me rezultatin 104-100, rezultat ky qe i kualifikon ata per ne turin gjysmefinal te Kupes se Shqiperise./SHKODRA-SPORT.COM/