Pas basketbollit të të rrituve që na dhuroi shumë emocione në momentin e shpalljes kampion pak ditë më parë, edhe ekipi I të rinjve të Vllaznisë është shumë pranë shpalljes kampion. Këtë fundjavë do të zhvillohet në Shkodër plej- ofi i kampionatit ku do të marrin pjesë 4 ekipet më të mira të vendit. Sipas shortit të paracaktuar, ndeshja e parë gjysmëfinale do të jetë ajo në mes ekipeve të Teutës dhe Partizanit që do të zhvillohet të shtunën në orën 15.00 ndërsa në orën 17.00 do të ndeshet Vllaznia me Superior Klima. Fituesit e këtyre dy ndeshjeve, më pas do të takohen në finale e cila do të zhvillohet të dielën në orën 18.00 në palatin e sportit “Qazim Dervishi”. Duke folur për gazetën www.shkodrasport.com, trajneri I këtij ekipi Roland Koka ka premtuar trofeun e pestë kampion në 10 vitet që e drejton atë. “I kemi mbyllur dy fazët e para të kampionatit në vend të parë dhe do kërkojmë titullin kampion. Do ishte bukur nëse do ta arrinim pasi do ishte titulli i pestë për mua me këtë ekip në 10 vitet që e drejtoj atë. Jemi përgatitur intensivisht për ta arritur këtë gjë dhe besoj se do ta bëjmë realitet”- ka thënë trajneri i këtij ekipi.Në këtë mënyrë, këtë fundjavë në Shkodër mund të kemi një tjetër festë sportive. Basketbollistët e rinj janë të vetëdijshëm për një përgjegjësi më shumë për ta në mënyrë që të kënaqin veten, familjet dhe tifozët e shumtë shkodranë që pritet të jenë të pranishëm në pallatin e sportit. Këtë gjë e di edhe trajneri Koka që premton trofeun. “Me mbështetjen edhe të tifozëve tanë, besoj se festa ka për t’u bërë e bukur. Sigurisht jo në përmasat e festës së ekipit të parë por mendoj se do jetë një atmosferë shumë festive në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për këto finale”- ka thënë trajneri Koka.Basketbolli shkodran duket në kulmin e tij gjatë kësaj periudhe dhe për këtë arsye tashmë  pritet të na dhurojë edhe një tjetër trofe.

Gjergj KOLA