Qëndrimi i Maurizio Sarrit te Chelsea nuk është i garantuar. Pavarësisht se e ka kualifikuar ekipin në Champions League për sezonin e ardhshëm si dhe luan për trofeun e Europa League, italiani shihet sezonin e ri larg Londrës.

Por, Milani ka nisur lëvizjet për të bindur ish-teknikun e Napolit për të drejtuar “Djallin” pas përfundimit të këtij sezoni. “Sport Mediaset” dhe “Gazzetta dello Sport” raportojnë se shefi ekzekutiv i Milanit Ivan Gazidis ka fluturuar drejt Londrës për t’u takuar me Sarrin kokë më kokë.

Mësohet se zyrtari i 7-herë kampionëve të Europës do t’i ofrojë trajnerit të Chelseat një kontratë 3-vjeçare me përfitim 3 milionë €.

Kjo verë pritet të sjellë lëvizje të mëdha jo vetëm në radhët e futbollistëve, por dhe të trajnerëve./newsport/