Elvis Plori është i bindur se gjyqtarët do të bëhen faktorë në garën për titullin kampion në Superiore. Në një moment kur 5 skuadra janë ngjeshur në kreun e renditjes dhe janë në luftë të hapur për titullin, zëvendëstrajneri i Vllaznisë shpjegoi në “Rubrika Sportive” se kishte një bindje absolute që gara do të ndikohej në këtë mënyrë.

“Të them të drejtën, janë skuadra që është e vështirë t’u biesh në qafë. Përveç historisë, kanë edhe pretendimet e tyre se po të krahasojmë Teutën e Laçin kanë hyrë me pretendime të forta.

Unë e them edhe me bindje të plota se arbitrat mund ta bëjnë haptazi, por do të ndikojnë se sado të mirë të jemi, me këtë afrime e skuadra dhe ngjeshjen e kampionatin, kur diferencat që janë të vogla e kur vjen fundi e nuk guxohet të sulmojnë, them se do të jenë vendimmarrës.

Qofsha i gabuar por nuk besoj se do të ketë një drejtësi absolute deri në fund të kampionatit, jam i bindur 100 që do të ndikojnë. Me këtë ngjeshje dhe sistem, me mënyrën se si luajnë skuadrat e kujdesshme, do të ndikojnë”, tha Plori. /vipsport/