Ne stervitjen e paradites ka qene i pranishem perveç A. Hoxhajt edhe Jonuzi, nderkohe qe ne stervitjen e pasdites atyre u eshte bashkuar edhe Kaina. Kuqeblute ne kete menyre thuajse jane plotesuar ne organiken e tyre ne stervitje dhe i vetmi qe vazhdon te mungoje per arsye te problemeve shendetesore eshte Latifi.
Seanca e pasdites eshte zhvilluar ne fushen sportive te Golemit dhe braziliani Kaina ka qene i pranishem por ai ka zhvilluar stervitje individuale duke iu bashkuar Jonuzit. Te dy ata kane kryer vrapime te lehta rreth fushes sepse duan pak kohe per te nisur stervitjen bashke me grupin.
Kaina ka mundur per disa dite ne stervitje sepse ka ndjere shqetesime muskulare nga ngarkesat fizike qe ka marre, por tashme ky problem duket se po lihet pas prej tij.
Problemet e demtimeve qe i kane shqetesuar ditet e fundit kane filluar te lihen tashme pas dhe ky eshte nje lajm shume i mire per trajnerin Josa. Numri i lojtareve ne dispozicion te tij eshte rritur dhe nga neser do te kete ne dispozicion edhe mbrojtesin kroat Juriç.
Skuadra po hyn gradualisht ne fazen me intensive te pergatitjeve per ndeshjet europiane dhe gatishmeria e te gjithe futbollisteve eshte diçka shume e mire per stafin teknik./SHKODRA-SPORT.COM/