Trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç, i duhet të bëjë llogaritë pa tre lojtarë në ndeshjen ndaj Kastriotit, që do të luhet të hënën në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Për shkak kartonësh, kuqeblutë nuk do të kenë të gatshëm qendërmbrojtësin Mevlan Adili dhe mesfushorin Millosh Kaleziç.

Të dy u ndëshkuan me të verdhë në ndeshjen e fundit në Ballsh dhe plotësuan numrin katër të tyre. Ndërkohë, pritet të mungojë sërish edhe fantazisti brazilian, Viktor da Silva, i cili nuk e ka kaluar ende dëmtimin që pësoi në përballjen kundër Kukësit.

Ai ka shfaqur probleme të shpeshta në gju dhe nuk është çudi të ketë mbyllur sezonin, por në klub besojnë se do të jetë gati shumë shpejt.