Agim Canaj, trajneri aktual i shkodranëve ka provuar që të trajnojnë ndoshta më shumë se çdo koleg I tij në vendin tonë. Për herë të parë në këtë sezon, ai provoi që të drejtojë një skuadër në kategorinë e Parë, pikërisht Vllazninë e Shkodrës: “Është shtëpia ime e dytë, – tha Canaj kur mori drejtimin e kuqebluve.

Por, Canaj e pati jo pak të vështirë fillimin për shkak të problemeve që dihen në Shkodër, e megjithatë, dashuria për Vllazninë ishte ajo që triumfoi dhe që e nuk e largoi nga Shkodra, pa harruar edhe misionin Superiore.

Në një prononcim për “VipSport”, Canaj ka një mesazh të qartë për tifozët kuqblu, ndërsa flet edhe për finalen me Bylisin: “Sot, për ne duhet që të jetë një ditë feste dhe shpresoj që ta shoh stadiumin ashtu si kur kam drejtuar Vllazninë që luftonte në nivele të larta në futbollin shqiptar.

Nuk duhet që të kthejmë më kokën pas, por duhet që të shohim përpara të gjithë ne që jemi pjesë e këtij klubi legjendar në futbollin shqiptar. Ndaj edhe nga sot e në vijim, Vllaznia duhet që të ketë me vete edhe tifozët ashtu si e ka tradita dhe i ka hije, – tha Canaj fillimisht.

Finalja
Agim Canaj e ka drejtuar Bylisin, 3 herë po aq sa edhe Vllazninë. Si për koiçidencë, ndeshjen finale do ta luajë me ballshiotët javën që vjen. Canaj thotë se ka nostalgji sepse edhe në Ballsh ka kaluara shumë mirë, por finalja i takon Vllazninë:

“Do të jetë një ndeshje shumë e bukur, Bylisin e kam drejtuar po aq sa Vllaznia dhe këto janë koicidencat e bukura të futbollit. Shpresoj që ne të shfrytëzojmë kualitet që kemi dhe lojtaarët që në të tilla takime kanë më shumë eksperiencë dhe ta sjellim Kupën në Shkodër, ndaj edhe Bylisit i uroj shumë suksese”, – tha Canaj./vipsport/