Veleçiku nuk arriti të siguronte ngjitjen në Kategorinë e Parë teksa mposht nga Valbona në finalet e Play-Off. Tashmë ata mbeten sërish në Kategorinë e Dytë dhe do të provojnë përsëri të arrijnë objektivin madhor.

Si çdo klub, edhe Veleçiku do të futet në merkato për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri. Do të ketë afrime por sigurisht edhe largime. Arsen Elbasani është lojtari i cili nuk do të jetë më pjesë e Veleçikut.

Mbrojtësi shkodran ka vendosur për të mos rinovuar kontratën dhe ne kete menyre, ka mbyllur kështu bashkëpunimin me koplikasit.

21-vjeçari është lojtarë i lirë në treg dhe ka oferta nga dy ekipe të Kategoria e Dytë dhe një nga Kategoria e Parë. Nuk perjashtohet mundesia qe njera prej ofertave te jete ajo e Beselidhjes, skuader te cilen tashme do ta drejtoje ish- trajneri i Veleçikut Dritan Smajlaj.

Elbasani ka qene nje nga pikat me te forta te skuadres se drejtuar prej tij dhe ne kete menyre trajneri deshiron ta marre me vete edhe tek skuadra lezhjane./SHKODRA-SPORT.COM/