Gjykata më e lartë e arbitrazhit sportiv, CAS, ka vendosur ditën e sotme largimin e presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Angel Maria Villar. Ai akuzohet për shkelje të zgjedhjeve në federatën e sporteve dhe për favore për kandidaturën e tij kur ishte ende pjese e Komisionit të Menaxhimit të Federatës. Dosja u hap për pasojë të një letre zyrtare që Këshilli i Lartë i Sporteve ka dërguar në Gjykatën e Arbitrazhit në Spanjë, në datën 8 qershor 2017.

Bashkangjitur me letrën ishin dhe dy denoncime të paraqitura nga Javier Tebas, Jorge Perez dhe Miguel Galan.