Izmir Smajlaj kualifikohet për në finalen e Kampionatit Europian

0

Për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare një sportist i joni arrin të kualifikohet për në fazën finale të Kampionatit Europian. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme me atletin shkodran Izmir Smajlaj i cili në garat e kampionatit që është duke u zhvilluar në Amsterdam, ka arritur të kërcejë 7.92 metra duke u kualifikuar kësisoj për në finalen e ditës së nesërme. Sigurisht që ky është një sukses i madh i këtij sportisti që vazhdon të rikonfirmojë formën e tij shumë të mirë sportive të kohëve të fundit, që u shoqëruan edhe me thyerjen e dy rekordeve në garat e kërcimit së gjati dhe atë trehapësh.

Izmir Smajlaj, IAAF i mundëson stërvitje 9 mujore në Kinë

0
Kampionit dhe rekordmenit të Shqipërisë në garën e kërcimit së gjati, Izmir Smajlajt, Federata Botërore e Atletikës (IAAF) i ka mundësuar një stërvitje 9 mujore në Kinë. Ka qenë një kërkesë e Federatës Shqiptare të Atletikës përmes drejtuesve të...

E PALOGJIKSHME/ Dëmtohet sërish pista e tartanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’

0
Tashmë prej disa javësh ose më tëpër, temperaturat e larta, por jo vetëm, kanë bërë që pista e tartanit të dëmtohet. Pothuajse në gjithë gjatësinë e korsisë fundore përballë pankinave në stadium, pista e tartanit është ngritur sipër duke...

Vllaznia synon titullin e 9-të kampion rradhazi në atletikë

0

Pas dy ditësh në Elbasan do të nisë kampionati kombëtar i atletikës për të rritur. Federata Shqiptare e Atletikës ka vendosur ta ofrojë me dy ditë zhvillimin e tij që tashmë do të zhvillohet në datat 8 dhe 9 qershor. Natyrisht që është një kampionat i cili pritet me interes edhe në Shkodër pasi atletët dhe trajnerët e ekipit të Vllaznisë kanë si objektiv fitimin e titullit kampion, që do të ishte i 10-ti rradhazi për ta.

U larguan edhe dy kampionë, kryetrajneri Marashi: Do i zëvendësojmë me të tjerë. Vllaznia...

0
Vllaznia ne atletike prej me teper se nje dekade vazhdon te beje ligjin ne kete sport me ekipin e meshkujve teksa ka fituar 13 tituj kampion rradhazi dhe sivjet do te synoje edhe te 14-tin, por nga ana tjeter...

Vllaznia, në garë për të mbrojtur titullin kampion të 18 vjeçarëve

0

Diten e sotme ne Tirane do te zhvillohen garat e kampionatit te 18 vjeçareve ne atletike. Vllaznia sigurisht qe udheton drejt kryeqytetit me objektiva te qarta per t'u shpallur kampione e vendit. Ekipi shkodran eshte kampion i vendit ne fuqi ne kete grupmoshe dhe natyrisht qe konsiderohet edhe pretendenti kryesor per ta fituar serish ate. Atletet dhe trajneret e tyre kane kohe qe pergatiten per kete gje. E rendesishme perveç zenies se vendit te pare si ekip sigurisht qe eshte edhe arritja e rezultateve sa me te mira per çdo sportist.

U dëmtua dje në garat e Shkodrës, ja gjendja e Izmir Smajlajt

0
Kupa e Shqipërisë në atletikë, që të martën pasdite u zhvillua në pistën e stadiumit “Loro Boriçi”, ka shkaktuar dhe një problem shumë të madh. Dëmtimi i Izmir Smajlajt, që u shpall fitues në kërcim së gjati më 7.87...

Smajlaj: Objektivi i rradhës, titulli i Kampionit të Ballkanit

0

Prej pedonales në hyrje të qytetit, dyshja e mirënjohur e atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, Izmir Smajlaj- Vildan Tufi, tashmë stërvitet në betonin e pistës së stadiumit “Loro Boriçi”. Megjithatë objektivat e kësaj dysheje nuk ndryshojnë. Synimi i rradhës për ta është suksesi në kampionatin Ballkanik dhe atë europian që do të zhvillohen këto ditë në Beograd. Atleti Smajlaj është i bindur se edhe në këto aktivitete do të ketë rezultate të larta e këtë gjë e deklaron edhe në prononcimin e tij për "SHKODRA SPORT" kur deklaron:

VIDEO/ Andi Mema: Jam rritur në pistën e stadiumit, kujtime për babain janë të...

0
Pasditën e djeshme në Shkodër është zhvilluar një aktivitet mjaft interesant në sportin e atletikës. Kështu, bëhet fjalë pikërisht për Kupën e Nderimit të Figurave dhe sivjet, kjo Kupë është organizuar në nderim të dy figurave të shquara të...

Vllaznia shpallet kampione për të tetin vit rradhazi

0

Vllaznia në atletikë për meshkuj është shpallur pasditen e djeshme kampione e Shqipërisë për të tetin vit rradhazi. Ky ka qenë verdikti i kampionatit të zhvilluar për dy ditë me rradhë në Elbasan, në garat e të cilit kanë dominuar atletët shkodranë që kanë grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër dhe për këtë arsye, ata janë shpallur më të mirët edhe për këtë vit. Kryetrajneri i ekipit të Vllaznisë Albert Marashi në një prononcim për gazetën shkodrasport.com, ka falenderuar të gjithë sportistët dhe trajnerët për këtë sukses të rradhës.