5 atletë të Vllaznisë pjesmarrës në turneun ndërkombëtar të Tivarit

0

Kombetarja e Shqiperise ne atletike per meshkuj do te marre pjese ne nje aktivitet nderkombetar qe do te zhvillohet ne Tivar te Malit te Zi. Kuqezinjte e atletikes ne perberje do te kene atlete qe vijne thuajse te gjithe nga skuadra e Vllaznise. Po ashtu edhe trajneret jane thuajse te gjithe nga Shkodra dhe qe drejtojne ekipet kuqeblu. Keshtu ne 200 meter nga Shkodra do te marre pjese Elvedin Meti qe u shpall fitues i Kupes se Shqiperise para pak ditesh. Ne garen e kercimit se gjati dhe 3 hapesh do te jete Izmir Smajli i cili po ashtu arriti nje rezultat mjaft pozitiv sefundmi ne Kupen e Shqiperise.

Vllaznia shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë për të rritur

0

Ashtu siç pritej, ekipi i Vllaznisë për të rritur, është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë për vitin 2013. Garat janë zhvilluar pasditen e djeshme në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa" dhe janë shoqëruar me një rivalitet të madh në mes ekipeve pjesmarrëse. Shkodranët kanë marrë pjesë me një ekip të plotë të përbërë nga 23 sportistë në këtë eveniment të rëndësishëm dhe paraqitja e tyre ka qenë shumë e mirë. Nuk kanë munguar vendet e para në shumë disiplina sportive.

Vllaznia objektivi për të fituar Kupën e Shqipërisë të mërkurën

0
Ditën e mërkurë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në atletikë për të rritur. Vllaznia pas suksesit në kampionatin e 18 vjeçarëve të zhvilluar pak ditë më parë ku u shpall kampione e vendit, do të kërkojë...

Vllaznia kampione e Shqipërisë në garat e 18 vjeçarëve

0

Vllaznia për djem, ashtu siç pritej, është shpallur kampione kombëtare në kampionatin e 18 vjeçarëve të zhvilluar pasditen e sotme. Garat kanë patur shumë rivalitet por në fund kanë triumfuar shkodranët. Kampionati është zhvilluar si zakonisht në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Vllaznia ka qenë e kompletuar në të gjitha disiplinat sportive. Trajnerët Vildan Tufi, Albert Marashi, Isak Bala, Fatjon Serhati dhe Dorjan Tafa kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe derisa kanë korrur suksesin sot. Në fund të garave të sotme, Vllaznia ka arritur të grumbullojë 98 pikë duke zënë vendin e parë dhe shpallur kampione për vitin 2013.

Vllaznia, në garë për të mbrojtur titullin kampion të 18 vjeçarëve

0

Diten e sotme ne Tirane do te zhvillohen garat e kampionatit te 18 vjeçareve ne atletike. Vllaznia sigurisht qe udheton drejt kryeqytetit me objektiva te qarta per t'u shpallur kampione e vendit. Ekipi shkodran eshte kampion i vendit ne fuqi ne kete grupmoshe dhe natyrisht qe konsiderohet edhe pretendenti kryesor per ta fituar serish ate. Atletet dhe trajneret e tyre kane kohe qe pergatiten per kete gje. E rendesishme perveç zenies se vendit te pare si ekip sigurisht qe eshte edhe arritja e rezultateve sa me te mira per çdo sportist.

Vende të para për atletët e Vllaznisë në kampionatin e moshave

0

Ditën e djeshme në Tiranë është zhvilluar kampionati kombëtar për moshat 13 dhe 16 vjeç në atletikë. Në garat e zhvilluara në pistën e stadiumit "Qemal Stafa", krahas sportistëve të tjerë kanë marrë pjesë edhe ato të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Vildan Tufi, Albert Marashi, Dorian Tafa dhe Fatjon Serhati.

Themelimet e Atletikës së lehtë në Shqipëri

0

Shkodër 1920: Gara e parë atletike

Garat e para publike në atletikën e lehtë në Shqipërinë datojnë në vitin 1920 në qytetin e Shkodrës. Themelimet e tyre kanë të bëjnë me themelimin më 1919, të asaj që njihet si Shoqnia “Vllaznia” e Shkodrës, me kryetar atdhetarin e shquar Hil Mosi. Shoqnia Vllaznia e 1919-tës,  prej ku vjen klubi shqiptar i mirënjohur shumësportesh, Vllaznia e sotme, është  ajo shoqëri kulturore sportive e cila më 1920 ka organizuar pra, edhe garën e parë atletike publike në Shqipëri.

Trajneri Marashi: Atletët e Vllaznisë, baza e ekipit kombëtar

0

Për vitin 2012 ka qenë një nga tre trajnerët më të mirë të zgjedhur nga anketa e organizuar nga klubi shumësportësh Vllaznia në bashkëpunim me atë të futbollit. Bëhet fjalë për trajnerin e atletikës Albert Marashi. Ai edhe në garat e fundit të zhvilluara në Tiranë, ka bërë një paraqitje të mirë bashkë me sportistët që ai stërvit por edhe të tjerët e ekipit të Vllaznisë. Duke folur në lidhje me këto gara, trajneri Marashi është shprehur kështu për gazetën online www.shkodrasport.com: "Paraqitja e bërë në Kampionatin Individual Dimëror nga atletët e Vllaznisë ka qenë mjaft e mirë, çka premton për aktivitetet e ardhshme.

Elvedin Meti e Bajram Muça, pjesë e kombëtares për Ballkaniadën

0

Në rradhët e ekipit kombëtar të atletikës që do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, do të jenë edhe dy sportistë të ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Bajram Muçën dhe Elvedin Metin. Të dy këta sportistë, bashkë edhe me Durjan Idrizajn, janë shpallur kampionë në garat e Kampionatit Individual Dimëror që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë. Por nga këta tre sportistë, vetëm dy prej tyre, kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e kombëtares që do shkojnë në Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura.

Muça, Meti e Idrizaj kampionë në Kampionatin Individual Dimëror

0

Tre atletë të Vllaznisë kanë arritur të zënë vende të para dhe të shpallen kampionë në Kampionatin Individual Dimëror që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë. Ata janë Bajram Muça, Elvedin Meti dhe Durjan Idrizaj. Muça ka konkurruar në garën e 60 metrave me pengesa dhe aty i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij teksa me kohën 8"39 ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion në këtë garë. Meti ndërkohë ka konkurruar si zakonisht në 400 metra dhe aty ka arritur kohën 50"42 duke zënë vendin e parë. Më i miri është shpallur edhe Idrizaj në garën e kërcimit trehapësh teksa ka kërcyer 13.80 metra.