Vllaznia kampione e Shqipërisë në garat e 18 vjeçarëve

0

Vllaznia për djem, ashtu siç pritej, është shpallur kampione kombëtare në kampionatin e 18 vjeçarëve të zhvilluar pasditen e sotme. Garat kanë patur shumë rivalitet por në fund kanë triumfuar shkodranët. Kampionati është zhvilluar si zakonisht në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë. Vllaznia ka qenë e kompletuar në të gjitha disiplinat sportive. Trajnerët Vildan Tufi, Albert Marashi, Isak Bala, Fatjon Serhati dhe Dorjan Tafa kanë punuar në mënyrë të shkëlqyer gjatë gjithë kësaj periudhe derisa kanë korrur suksesin sot. Në fund të garave të sotme, Vllaznia ka arritur të grumbullojë 98 pikë duke zënë vendin e parë dhe shpallur kampione për vitin 2013.

Vllaznia, në garë për të mbrojtur titullin kampion të 18 vjeçarëve

0

Diten e sotme ne Tirane do te zhvillohen garat e kampionatit te 18 vjeçareve ne atletike. Vllaznia sigurisht qe udheton drejt kryeqytetit me objektiva te qarta per t'u shpallur kampione e vendit. Ekipi shkodran eshte kampion i vendit ne fuqi ne kete grupmoshe dhe natyrisht qe konsiderohet edhe pretendenti kryesor per ta fituar serish ate. Atletet dhe trajneret e tyre kane kohe qe pergatiten per kete gje. E rendesishme perveç zenies se vendit te pare si ekip sigurisht qe eshte edhe arritja e rezultateve sa me te mira per çdo sportist.

Vende të para për atletët e Vllaznisë në kampionatin e moshave

0

Ditën e djeshme në Tiranë është zhvilluar kampionati kombëtar për moshat 13 dhe 16 vjeç në atletikë. Në garat e zhvilluara në pistën e stadiumit "Qemal Stafa", krahas sportistëve të tjerë kanë marrë pjesë edhe ato të Vllaznisë të drejtuar nga trajnerët Vildan Tufi, Albert Marashi, Dorian Tafa dhe Fatjon Serhati.

Themelimet e Atletikës së lehtë në Shqipëri

0

Shkodër 1920: Gara e parë atletike

Garat e para publike në atletikën e lehtë në Shqipërinë datojnë në vitin 1920 në qytetin e Shkodrës. Themelimet e tyre kanë të bëjnë me themelimin më 1919, të asaj që njihet si Shoqnia “Vllaznia” e Shkodrës, me kryetar atdhetarin e shquar Hil Mosi. Shoqnia Vllaznia e 1919-tës,  prej ku vjen klubi shqiptar i mirënjohur shumësportesh, Vllaznia e sotme, është  ajo shoqëri kulturore sportive e cila më 1920 ka organizuar pra, edhe garën e parë atletike publike në Shqipëri.

Trajneri Marashi: Atletët e Vllaznisë, baza e ekipit kombëtar

0

Për vitin 2012 ka qenë një nga tre trajnerët më të mirë të zgjedhur nga anketa e organizuar nga klubi shumësportësh Vllaznia në bashkëpunim me atë të futbollit. Bëhet fjalë për trajnerin e atletikës Albert Marashi. Ai edhe në garat e fundit të zhvilluara në Tiranë, ka bërë një paraqitje të mirë bashkë me sportistët që ai stërvit por edhe të tjerët e ekipit të Vllaznisë. Duke folur në lidhje me këto gara, trajneri Marashi është shprehur kështu për gazetën online www.shkodrasport.com: "Paraqitja e bërë në Kampionatin Individual Dimëror nga atletët e Vllaznisë ka qenë mjaft e mirë, çka premton për aktivitetet e ardhshme.

Elvedin Meti e Bajram Muça, pjesë e kombëtares për Ballkaniadën

0

Në rradhët e ekipit kombëtar të atletikës që do të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura, do të jenë edhe dy sportistë të ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Bajram Muçën dhe Elvedin Metin. Të dy këta sportistë, bashkë edhe me Durjan Idrizajn, janë shpallur kampionë në garat e Kampionatit Individual Dimëror që u zhvillua pak ditë më parë në Tiranë. Por nga këta tre sportistë, vetëm dy prej tyre, kanë fituar të drejtën të jenë pjesë e kombëtares që do shkojnë në Ballkaniadën e Sallave të Mbyllura.

Muça, Meti e Idrizaj kampionë në Kampionatin Individual Dimëror

0

Tre atletë të Vllaznisë kanë arritur të zënë vende të para dhe të shpallen kampionë në Kampionatin Individual Dimëror që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë. Ata janë Bajram Muça, Elvedin Meti dhe Durjan Idrizaj. Muça ka konkurruar në garën e 60 metrave me pengesa dhe aty i ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij teksa me kohën 8"39 ka zënë vendin e parë dhe është shpallur kampion në këtë garë. Meti ndërkohë ka konkurruar si zakonisht në 400 metra dhe aty ka arritur kohën 50"42 duke zënë vendin e parë. Më i miri është shpallur edhe Idrizaj në garën e kërcimit trehapësh teksa ka kërcyer 13.80 metra.

Të premten në Tiranë Kampionati Individual Dimëror për të rritur

0

Të premten në Tiranë do të zhvillohet kampionati Individual Dimëror në atletikë. Kjo është gara e parë sezonale për atletët tanë që në fakt duhej të zhvillohej në salla të mbyllura por në mungesën e një salle të tillë, në Shqipëri çuditërisht vazhdohet sërish të zhvillohet në ambjente jashtë. Garat do të zhvillohen në pistën e stadiumit "Qemal Stafa" dhe shpresat janë që të paktën të mos ketë reshje shiu për të ndikuar në rezultatet e sportistëve. Ekipi i Vllaznisë pritet të marrë pjesë me sportistët e tij më të mirë në këto gara dhe natyrisht që pretendon disa vende të para.

Vildan Tufi: Atletika shkodrane e pathyeshme në Shqipëri

0

Atletika shkodrane ka dhuruar mjaft suksese gjatë vitit 2012 dhe premton të njëjtën gjë edhe për vitin 2013. Premtimi vjen nga njëri prej trajnerëve të Vllaznisë, pikërisht i mirënjohuri Vildan Tufi. Në prononcimin e tij, trajneri i mirënjohur, kryesisht i garave të kërcimit, ka bërë një analizë të shkurtër të ecurisë së sportistëve të tij por edhe të ekipit të atletikës së klubit shkodran. "Viti që lamë pas ka qenë i mbarë për atletikën shkodrane. Ajo ka vazhduar sërish me ritualin e titujve kampionë si ekip, madje jo vetëm me të rriturit por edhe me moshat.

80 vjet të Kampionatit Shqiptar të Atletikës së Lehtë: 1929-2009

0
Nga Besnik DizdariMë duhet t’i kthehem shkrimeve të mëparshme. Për shembull, këtyre rreshtave të botuar këtu në “TemA” gati dy vjet më parë:“… 80-vjetori i Kampionatit Kombëtar të Atletikës shqiptare dhe të të gjithë kampionateve kombëtare të sporteve në...