Kampionatet e basketbollit nuk luhen as të dielën

Shtyhen kampionatet e basketbollit për të dielën
Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhës të kampionatit kombëtar të basketbollit si për të rritur ashtu edhe për të rritura, por vendimet e Federatës Shqiptare të Basketbollit kanë qenë për t'u shtyrë për një ditë më pas. Që do të thotë se të gjitha ndeshjet do luhen të dielën. Arsyeja e kësaj shtyrje ka të bëjë me ditën e zisë që është shpallur për shkak të ndarjes nga jeta të pretendentit për fronin Mbretëror të shqiptarëve, Leka Zogu I.
Ekipi i vajzave mundet me 9 pikë nga Apolonia

Skuadra e Vllaznisë në basketboll për femra ka humbur ndeshjen e radhës. Shkodranet janë mundur nga skuadra e Apolonisë me rezultatin 54-63. Vajzat kuqeblu nuk kanë patur forcën e duhur për të ndalur kundërshtarin. Nga ana tjetër skuadra e Fierit ka administruar pjesën më të madhe të takimit duke e merituar fitoren. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër.
Vllaznia e nis me fitore kampionatin. Fiton në Durrës ndaj Teutës

Pritej të ishte shumë e vështirë ndeshja e ekipit të Vllaznisë në Durrës ndaj Teutës por në fakt paraqitja e ekipit shkodran në këtë ndeshje ka qenë shumë e mirë. Ai ka fituar 58-51 duke e nisur kampionatin kësisoj me fitore.
Meshkujt Teuta- Vllaznia, femrat Kamza Basket- Vllaznia

Faslija paguan “gjobën dhe ikën nga Vllaznia tek Kamza

Rasha: Absurde shtyrja sërish e kampionatit

Basketboll- Kampionati shtyhet sërish
Pritej që të niste këtë fundjavë kampionati kombëtar I basketbollit si për meshkuj ashtu edhe për femra por nuk do ndodhë kështu. Të paktën edhe për një javë tjetër kjo nuk do të ndodhë. Kjo ngaqë Federata Shqiptare e Basketbollit ka probleme me pagesat e gjyqtarëve që nuk pranojnë të fillojnë kampionatin pa u paguar për detyrimet e mëparshme.
Faslija stërvitje me Kamzën, kontratën me Vllazninë

Faslija akuzon Klubin Vllaznia për kontratën
Prej ditësh basketbollisti i Vllaznisë Herion Faslija po kërkohet nga skuadra e Kamza Basket si përforcim për sezonin e ri. Por shkodrani deri tani ka mbetur peng i një kontrate të nënshkruar mes “Shoqatës së Basketbollit Vllaznia” dhe “Sport Klub Vllaznia” që veç emrin e ka të tillë sepse në fakt në atë çfarë ka në përbërje është krejtësisht e parregullt, edhe pse e noterizuar. Faslija ka kërkuar të largohet por në fakt “Sport Klub Vllaznia” fillimisht i ka kërkuar të paguaj gjobën prej 1.5 mln lekësh të vjetra