Java e tretë e kampionatit kombëtar të të rinjve, nuk ka qenë e mbarë për ekipin e të rinjve dhe të rejave të Vllaznisë. të dy ato, i kanë humbur ndeshjet e rradhës teksa kanë luajtur në tranasfertë, djemtë në Tiranë dhe vajzat në Vlorë. Më interesante ka qenë ndeshja e djemve Virtus Tirana- Vllaznia. Ka patur një rivalitet të fortë gjatë gjithë ndeshjes edhe për faktin se të dy ekipet i kishin fituar ndeshjet e para dhe ishin me pikë të barabarta në krye të renditjes. Vllaznia në fakt ka qenë shumë pranë fitores madje ka udhëhequr deri në shifrat 57-50 por këtu ajo gabon në lojën e saj dhe pas barazimit të rezultatit në 59-59, ka qenë Virtus Tirana që ka shënuar dy pikët e fitore dhe ka fituar krejt ndeshjen me rezultatin 61-59.

Një humbje për djemtë e Roland Kokës që megjithatë mendohet të jenë sërish pretendentë kryesorë për mbrojtjen e titullit kampion. Vajzat e Vllaznisë ndërkohë kanë udhëtuar këtë javë drejt Vlorës për t’u ndeshur me ekipin Vlora Basket. Skuadra e drejtuar nga e mirënjohura Xhuli Shestani nuk ka mundur të bëjë dot asgjë për të evituar humbjen që ka ardhur në shifrat 72-44. Pas tre javësh, shkodranet kanë arritur një fitore dhe dy humbje.

www.shkodrasport.com