Kampionatet e basketbollit nuk luhen as të dielën

0

Duhej të luheshin nesër ndeshjet e rradhë të kampionatit kombëtar të basketbollit si për femra ashtu edhe për meshkuj, megjithatë nuk do ndodhë kështu. Sekretari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, shkodrani Korab Llazani ka bërë të ditur për www.shkodrasport.com se ndeshjet nuk do luhen këtë të dielë.

Vllaznia për meshkuj fiton në Vlorë 73-70

0

 

Një tjetër fitore ka arritur ekipi i Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Ai ka luajtur sot në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas dhe ka fituar me rezultatin 73-70. Sipas informacionit që mbërrin nga ana e trajnerit të këtij ekipi Bledar Gjeçaj, ka qenë një ndeshje shumë e fortë e për rrjedhojë takimi i rregullt është mbyllur në shifra të barabarta, çka i ka detyruar të dy skuadrat të shkojnë në shtesë.

Mbërrin Jackson. Drejtuesit e Vllaznisë premtojnë titullin

0

Ka mberritur ne Shkoder basketbollisti i pare amerikan i blere nga Vllaznia. Seth Jackson ka zhvilluar paraditen e se premtes edhe seancen e pare stervitore me kuqeblute dhe me pas eshte prezantuar per mediat nga drejtuesit e skuadres. Vete Xhekson ne prononcimin e tij te pare si basketbollist i Vllaznise ka premtuar te jape me te miren per skuadren e tij te re.

Vllaznia do tërhiqet nga Liga Ballkanike? Reagon presidenti Xhaferi

0
Diten e djeshme ne "Shkodra Sport" kemi publikuar lajmin qe Vllaznia e basketbollit te meshkujve mund te terhiqej nga Liga Ballkanike si rrjedhoje e disa mosmarrveshjeve me drejtuesit e kesaj Lige. Nje lajm ky qe ka çuditur ne njefare menyre...

Basketbollisti shkodran lë Vllazninë dhe rikthehet sërish në Kosovë

0
Basketbollisti i kombëtares shqiptare, Daniel Lekndreaj, edhe këtë sezon do të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll. Basketbollisti shkodran që në sezonin e kaluar ka qenë pjesë e Prishtinës dhe ka luajtur në thuajse të gjitha ndeshjet e...

Basketbollistet shkodrane të pafuqishme ndaj 6 të huajave të Tiranës. Eliminohen në gjysmëfinale

0
Basketbollistet e reja të Vllaznia nuk ia kanë dalë të rivalizojnë ndaj ekipit të Klubit Tiranë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të kampionatit kombëtar. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" vajzat kuqeblu kanë...

Vllaznia për femra mundet 64-80 nga Flamurtari

0

Ekipi i basketbollit të femrave të Vllaznisë është mundur në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 12-të të kampionatit nga Flamurtari me rezultatin 64-80. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe është dominuar nga vlonjatet që janë dhe kryesueset e kampionatit. Miket kanë fituar periodën e parë në shifrat 30-17 dhe këtë epërsi e kanë ruajtur edhe më tej ndonëse perioda e dytë është mbyllur në barazim 15-15 dhe e treta ëshët fituar nga shkodranet në shifrat 18-15. Fakti që rezultati asnjëherë nuk kaloi në epërsi të Vllaznisë tregon se Flamurtari e ka dominuar lojën.

Vllaznia miqësore me ekipin e Trepçes nesër në “Qazim Dervishi”

0

Një miqësore shumë interesante do të jetë ajo që do zhvillohet pasditen e së hënës në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Vllaznia në basketboll për meshkuj do të ketë përballë një nga ekipet më të mira të Kosovës, pikërisht Trepçen e Mitrovicës. Ky ekip është në vend të parë në kampionatin kosovar të basketbollit, me pikë të barabarta me Prishtinën dhe në rradhët e tij ka shumë sportistë cilësorë. Madje ka edhe basketbollistë amerikanë, çka do të thotë se niveli i tij është shumë i lartë. Ata prej ditësh kanë qenë duke zhvilluar stërvitje në Ulqin por kanë vuajtur mungesën e ndeshjeve miqësore.

Arra: Tirana mburret me kreun, Vllaznia merr trofetë

0

"Lufta" ka nisur. Tirana apo Vllaznia? Kush do të jetë skuadra kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj këtë sezon? Në secilin kamp betohen se do jenë ata kampionë. Por basketbollisti shkodran Nikolin Arra nuk mendon kështu. "Edhe dy sezone të tjera kur jemi përballur në finale me Tiranën, në mënyrë të çuditshme në media apo në opinion, kundërshtari konsiderohej favorit për titullin. Sfidat finale në fakt treguan tjetër gjë. Ishim ne që u shpallëm kampionë dhe besoj se kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Përsëri Tirana konsiderohet favorite sepse ka bërë një investim të madh për të krijuar këtë ekip që ka sivjet. Por duket se na nënvlerësojnë.

Vllaznia është në finale. Trajneri Vujaçiç “me këmbë të mbarë”

0

Basketbollistët e Vllaznisë kanë fituar mbrëmë nga Kamza Basket në ndeshjen e tretë gjysmëfinale dhe kanë siguruar daljen në turin final të kampionatit përballë Tiranës. Ndeshja është mbyllur në shifrat 81-69 por ajo që duhet thënë është se atmosfera e krijuar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë vërtetë entuziaste teksa 1500 të pranishmit kanë krijuar një ambjent vërtetë fantastik.