Florian Marku: Familjen e kam patur kundër, por tani te gjithë më mbështesin

0
Kampioni ynë i boksit, Florian Marku, me të cilin një Shqipëri e tërë krenohet kur emri i tij përmendet në ring, më 25-gusht do të ndeshet në stadiumin “Air Albania” ndaj boksierit meksikan, Miguel Ramirez. Sfida do të jetë e...

Zef Gjoni: Jam lodhur. S’e bëj më Memorialin

0

Ankthi dhe stresi kanë qenë të shumta gjatë muajit të fundit tek ai. Organizimi I Memoriali të nëntë ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012” kanë shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme megjithatë Zef Gjoni nuk ndjehet mirë. Njëkohësisht është I lodhur.  Njëkohësisht I zhgënjyer nga pushteti lokal  I Shkodrës që në njëfarë mënyre e injoroi këtë aktivitet shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye, trajneri I përfaqësueses shqiptare dhe njëkohësisht I Vllaznisë jep lajmin e keq: “Vitin tjetër, nuk do ta marr përsipër zhvillimin e këtij Memoriali”. Shumëkush ndoshta nuk e beson nisur edhe nga pasioni I madh me të cilin ai është I lidhur me boksin, por Zef Gjoni duket se këtë herë e ka me të vërtetë. Ja si shprehet ai në intervistën e tij për gazetën online www.shkodrasport.com:

Kristian Demaj të dielën në ringun e Këlnit për fitoren e katërt në boksin...

0
Boksieri shkodran Kristian Demaj do te rikthehet serish ne ringun profesionist. Pas tre ditesh, pikerisht me 21 maj, ai do te ngjitet ne ringun e Kelnit ne Gjermani per te zhvilluar ndeshjen e tij te peste ne profesionizem. Perballe tij...

VIDEO/ Adam Maca i siguron Shqipërisë medaljen e bronztë në Europianin U18. Synon të...

0
Boksi shqiptar ka siguruar sot nje tjeter medalje te rendesishme europiane. Ate e ka siguruar boksieri me origjine nga Mirdita, Adam Maca i cili ne Kampionatin Europian U18 qe po zhvillohet ne Potec te Kroacise, ka arritur te siguroje...

Zgjedhjet tek boksi pas 9 ditësh. Akuza për… “shoqata fantazëm”

0

Kanë mbetur vetëm 9 ditë nga dita kur do të zhvillohet Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Boksit dhe atmosfera tashmë ka filluar të nxehet. Siç dihet, "lufta" ekziston në mes dy grupeve dhe prej kohësh, kanë filluar edhe përplasjet. Nga njëra anë, është presidenti aktual i Federatës Gjergj Leqejza dhe pjestarë të tjerë të këtij institucioni ndërsa në krahun tjetër janë shumica e ekipeve të vendit të cilët tashmë kanë propozuar për president një emër tjetër, atë të Florend Kalivopulit. Ky i fundit është propozuar nga 11 klube dhe shoqata sportive ndërsa presidenti aktual Leqejza është propozuar nga vetëm 4 klube e shoqata.

4 vende të para në “Adem Jashari”. Bilali më i miri

0

Katër vende të para për boksierët tanë, vendi I parë si ekip dhe kupa e boksierit më të mirë për Asmer Bilalin. Këto janë sukseset e kombëtares shqiptare të boksit në kupën “Adem Jashari” ku morën pjesë sportistë nga 10 vende të botës. Finalet e kësaj kupe janë ndjekur nga një numër I madh tifozësh në pallatin e sportit të Gjilanit. Në 9 ndeshjet finale, kanë konkurruar 5 boksierë të kombëtares sonë nga të cilat kanë fituar 4 prej tyre dhe ka humbur Emiliano Çekini. Fitues të vende të para kanë qenë Anxhelo Merkohasanaj në peshën 60 kilogramë, Kristian Shytani në peshën 64 kilogramë, Asmer Bilali në peshën 69 kilogramë dhe Alban Barmeta në peshën 75 kilogramë.

Asmer Bilali, boksieri më i mirë i Memorialit “Vllaznia 2012”

0

Memoriali ndërkombëtar i boksit "Vllaznia 2012" është mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme për boksierët tanë. Dy vende të parë, një kupë për boksierin më të mirë dhe mbi të gjitha, nivel i lartë boksimi dhe organizim perfekt i aktivitetit. Këto ishin risitë e tij. I pari në ring nga boksierët tanë sonte është ngjitur shkodrani Asmer Bilali. Ndeshja e tij ndaj bullgarit Borisov ka dhuruar shumë emocione tek shikuesit e shumtë që kishin mbushur plot e përplot pallatin e sportit. Ata kanë qëndruar gjatë gjithë kohës në këmbë sepse në të tre raundet ka dominuar Bilali me grushtet e tij duke bërë që fitorja të mos vihej asnjëherë në dyshim. Këtë e tregon edhe diferenca e madhe e pikëve në fund të takimit e dalë nga kompjuteri I gjyqtarisë. Fitorja e Bilalit I ka çuar në delir të gjithë shkodranët dhe përfaqësuesit e ekipit tonë.

Kampioni Demaj thirrjes ministres Kushi: Aman mos na e nxini më faqen!

0
Kampioni i madh i boksit shqiptar Kristian Demaj i ka bere sot nje thirrje publike Ministrise se Arsimit dhe Sportit, zj. Evis Kushi. Nje thirrje jo per vete, por per sportin qe ai perfaqeson: Boksin. Pikerisht per te mbeshtetur ekipin...

Christian Demaj më në fund starton me boksin profesionist. Më 21 dhjetor në ring

0
Boksieret shkodrane pas suksesit ne arenen kombetare pritet te jene te tille edhe ne arenen nderkombetare. Njeri prej tyre, pikerisht 8 here kampioni i Shqiperise Christian Demaj, ai qe do te ngjitet ne ringun profesionist per te nisur kesisoj...

Rikard Lekaj, paraqitje dinjitoze në Botërorin e Kick- Boksit

0

Shqipëria është shumë pranë arritjes së një rezultati historik në sportin e Kick Box. Kuqezinjtë po marrin pjesë në Kampionatin Botëror në Maqedoni që ka nisur para disa ditësh dhe tashmë është drejt përfundimit. Pjesë e Kombëtarës tonë është edhe shkodrani Rikard Lekaj. Ai garon në peshën 70 kilogram. Lekaj në ndeshjet e zhvilluara deri tani në Shkup ka bërë një paraqitje të shkëlqyer teksa ka arritur të kualifikohet mes 8 më të mirëvë të Kick Box të gjithë botës.