Tre boksierë të Vllaznisë në Kupën “Pavarësia” në Prishtinë

0
Tre boksierë të Vllaznisë do jenë pjesë e kombëtares shqiptare që do të marrë pjesë në Kupën “Pavarësia” që do të zhvillohet në Prishtinë. Ky aktivitet, organizohet më 16 shkurt në kryeqytetin e Kosovës, me rastin e 6 vjetorit...

Kombëtarja e 18 vjeçarëve dhe Vllaznia, grumbullim 10 ditor në Shëngjin

0

Që nga paraditja e së hënës, 5 boksierë të kombëtares shqiptare të 18 vjeçarëve si dhe 6 sportistë të ekipit të Vllaznisë, bashkë edhe me trajnerët Zef Gjoni, Lazarin Vila e Jozef Sermi, janë grumbulluar për një periudhë 10 ditore në plazhin e Shëngjinit, në përgatitje të aktiviteteve të rëndësishme ndërkombëtare që i presin. Trajneri i Vllaznisë dhe njëkohësisht i kombëtares sonë, Zef Gjoni, në një prononcim për gazetën shkodrasport.com ka thënë se atë që se bëri Federata Shqiptare e Boksit për këta sportistë, e bëri kryetari i Komunës së Shëngjinit, ish-sportisti i njohur Salvator Kaçaj.

Shkodra pret dhe nderon kampionin e kik- boksit, Ismail Ketën

0

Komuniteti I sportit në Shkodër I ka bërë një pritje shumë entuziaste tre herë kampionit të botës në kik- boks Ismail Ketës. Ai ka qenë I pranishëm sot në qytetin verior për disa angazhime të tjera megjithatë moment është shfrytëzuar nga ekipi I boksit I Vllaznisë dhe ato të klubit shkodran për t’I bërë një pritje të ngrohtë në ambjentet e palestrës së boksit ku kanë qenë të ftuar edhe njerëz të tjerë të sportit. Në emër të klubit Vllaznia ka qenë trajneri I boksit Zef Gjoni ai që I ka dorëzuar një mirënjohje tre herë kampionit të botës për karrierën e tij të suksesshme ndërkohë që vetë Keta është shprehur I entuziasmuar për pritjen e bërë. “Ndjehem vërtetë I befasuar nga kjo pritje e bërë në Shkodër. Nuk e prisja një gjë të tillë.

Kristian Demaj mundet 0-3 nga kazakistanasi Vasili Levit

0

Ka rezultuar i pafat boksieri shkodran Kristian Demaj edhe në ndeshjen e sotme të vlefshme për Ligën gjysmëprofesioniste WSB, atë të zhvilluar në Kazakistan. Si pjestar i ekipit Mexico Guerreros, ai është ndeshur me boksierin vendas Vasilii Levit dhe është mundur prej tij me rezultatin 0-3. Demaj ka qenë i pafuqishëm përballë boksierit me shumë përvojë që ka qenë kundërshtar i tij në këtë takim të zhvilluar në Kazakistan dhe ka qenë për peshën 91 kg. Ndonëse e ka filluar mbarë ndeshjen duke fituar raundin e parë por vetëm kaq. Në raundet e tjera, kundërshtari i tij ka qenë fitues dhe kjo ka bërë që gjyqtaria në fund të japë edhe fitoren për Levit.

Kristian Demaj në ring më 6 dhjetor ndaj kazakistanasit Levit

0

Vjen dhe ndeshja e parë për boksierin shkodran Kristian Demaj. Ai do jetë në ring me ekipin Mexico Guerreros më 6 dhjetor në ndeshjen që ky ekip do zhvillojë në Kazakistan me vendasit e Astana Arlans. Kundërshtari i Demës do jetë boksieri Vasilli Levit, në peshën 91 kg. Siç kemi bërë të ditur pak ditë më parë, ish- boksieri i Vllaznisë firmosi një kontratë të re me ekipin meksikan, me të cilin siç dihet pat konkurruar edhe vitin e kaluar në Ligën gjysmëprofesioniste ëord Series Boxinf (ëSB). Për rrjedhojë, sipas kalendarit të përcaktuar të kësaj Lige, më 6 dhjetor do të luhen ndeshjet e javës së tretë.

Shytani e Bilali pjesë e ekipit të Podgoricës në Euroligë

0

Pas Kristian Demës që ka firmosur një kontratë me ekipin Meksiko Guerreros, dy boksierë të tjerë shkodranë do të përfaqësojnë ekipin e Podgoricës së Malit të Zi në Euroligë. Bëhet fjalë për Kristian Shytanin dhe Asmer Bilalin. Bashkë me ta do të jetë edhe vlonjati Krenar Zeneli. Të tre këta boksierë janë përzgjedhur nga drejtuesit e ekipit malazez për ta përfaqësuar në këtë veprimtari të rëndësishme që sapo ka nisur dhe ku marrin pjesë shumë ekipe nga vende të ndryshme të Europës.

Kristian Demaj, kontratë e re me ekipin Mexico Guerreros

0
Boksieri 22 vjeçar shkodran Kristian Demaj, ka firmosur një kontratë të re me ekipin meksikan Mexico Guerreros që merr pjesë në Ligën gjysmëprofesioniste ëorld Series Boxing. Kontrata e nënshkruar vlen për gjithë sezonin 2013-2014. Në këtë mënyrë, pas përvojës...

Shkodrani Sokol Jakini shpallet kampion Europe në kik-boks

0
Një sportist shkodran shpallet kampion Europe. Bëhet fjalë për Sokol Jakinin i cili jeton prej vitesh në Itali, aty ku ushtrohet me sportin e kikboksit. Pikërisht të shtunën që shkoi, ai ka zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme, të...

4 vende të para në “Adem Jashari”. Bilali më i miri

0

Katër vende të para për boksierët tanë, vendi I parë si ekip dhe kupa e boksierit më të mirë për Asmer Bilalin. Këto janë sukseset e kombëtares shqiptare të boksit në kupën “Adem Jashari” ku morën pjesë sportistë nga 10 vende të botës. Finalet e kësaj kupe janë ndjekur nga një numër I madh tifozësh në pallatin e sportit të Gjilanit. Në 9 ndeshjet finale, kanë konkurruar 5 boksierë të kombëtares sonë nga të cilat kanë fituar 4 prej tyre dhe ka humbur Emiliano Çekini. Fitues të vende të para kanë qenë Anxhelo Merkohasanaj në peshën 60 kilogramë, Kristian Shytani në peshën 64 kilogramë, Asmer Bilali në peshën 69 kilogramë dhe Alban Barmeta në peshën 75 kilogramë.

Kombëtarja e boksit niset drejt Kosovës për kupën “Adem Jashari”

0

Kombëtarja shqiptare e boksit është nisur paraditen e së enjtes drejt Kosovës ku do të marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Adem Jashari”, aktivitet ky që do zhvillohet për 2 ditë me rradhë e pikërisht në datat 15 e 16 nëntor. Ndeshjet e këtij aktiviteti do jenë të ndarë në 2 qytete. Ditën e parë ndeshjet do zhvillohen në qytetin e Prishtinës kurse ndeshjet finale do zhvillohen në Gjilan. Ekipi jonë kombëtar do marrë pjese me  6 sportistë nga të cilët 4 janë të Vllaznisë dhe pikërisht Rexhildo Zeneli, Kristian Shytani, , Asmer Bilali dhe Emiliano Çekini si dhe dy boksierë të ekipit të Tiranës,  Anxhelo Merkohasanaj dhe Alban Bermeta.