Klubi i futbollit “ADA” tashmë me faqen e tij të internetit

Ada mundet 0-2 në Gjirokastër nga Luftëtari kryesues

Pjetri: Edhe ndaj Luftëtarit do kërkojmë pikë

Ada mund edhe Besëlidhjen. Vendos goli i Lifjes
Një tjetër trepikësh për velipojakët dhe tashmë për ta ka edhe më shumë shanse që të pozicionohen në një vend shumë komod në mesin e tabelës së renditjes. Goli I Lifjes ka thyer lezhjanët edhe për të vërtetuar deklaratën e drejtuesve të klubit bërë pas ndeshjes me Skraparin se Ada do vazhdojë të luajë fort deri në fund të kampionatit, pavarësisht problemeve që mund t’u shkaktojë ekipeve kundërshtare. Për miqtë nga Lezha kjo humbje ka ndikuar direkt atyre në ecurinë e tyre drejt kërkimit të supërligës si ekipi I vendit të dytë siç edhe pretendonin lezhjanët. Përballja mes këtyre dy skuadra është karakterizuar nga një luftë e fortë sportive që nga minuta e parë deri tek e fundit. Ashtu siç edhe ishte paralamëruar ekipi I Adës ka treguar se është I fortë me të fortët dhe për më tepër këtë e ka treguar edhe në lojën e zhvilluar në takimin e djeshëm.
Ada fiton 3-0 në tavolinë ndeshjen e ndërprerë ndaj Skraparit

Deklaratë për shtyp e KF Ada: Ja çfarë ndodhi në Skrapar
KF Ada duke marrë shkas nga ato çfarë ndodhën në ndeshjen e javës së 26-të në mes ekipit tonë dhe atij të Skraparit detyrohet të dalë me këtë deklaratë për shtyp për të denonuar aktet e dhunës të ndodhura në këtë ndeshje si dhe për t’I kërkuar FSHF-së marrjen e masave të duhura për mospërsëritjen e tyre.
KF Ada është I indinjuar nga pritja që na është bërë prej ekipit të Skraparit e për më tepër, nga dhuna e ushtruar ndaj ekipit tonë si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Për çudi, që në momentin e mbërritjes në stadiumin e Skraparit, hasëm në presione nga më të ndryshmet ndaj nesh, në lidhje gjoja me ndeshjen tonë ndaj Himarës një javë më parë. Sa për saktësuar gjërat në lidhje me takimin ndaj Himarës të cilin e humbëm 1-2 në Velipojë, bëjmë me dije se ka qenë një humbje që na ka kushtuar jo pak ekipit tonë sepse pas asaj humbje, pozitat tona në renditje u përkeqësuan dhe u shtuan shanset për rënien nga kategoria. Për atë humbje, klubi ka marrë masat e duhura ndëshkimore duke gjobitur gjithë futbollistët me nga një rrogë mujore e po ashtu ndonjë prej futbollistëve është paralajmëruar me përjashtim për mosimpenjim në atë ndeshje. Në kushte të tilla, ne sigurisht që shkuam për të marrë pikë në Skrapar.Ndërpritet ndeshja në Skrapar. Ada drejt fitores në tavolinë

Ada mundet 1-2 në Velipojë nga Himara
