Kampionati i femrave, nesër luhen ndeshjet e javës së nëntë

0

Ditën e nesërme do të zhvillohen ndeshjet e javës së dytë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të futbollit të femraveAda kryesuese do luajë edhe këtë javë në transfertë. Nëse të shtunëne e kaluar ajo luajti në Kamëz ndaj Kinostudios dhe fitoi me rezultatin 3-1, këtë herë ajo do udhëtojë drejt Durrësit për t'u ndeshur me Shkëndinë vendase, ndeshje që do të luhet në orën 13.00. Skuadra velipojake vjen në këtë takim "e dërrmuar" ngaqë ditët e fundit ka zhvilluar plot 6 takime në 6 ditë rresht megjithatë për të pritet që të mos ketë ndonjë pengesë të pakëndshme për ndeshjen e nesërme dhe të arrijë një tjetër fitore në kampionat.

Ada e mbyll turneun e Budvas me humbjen 0-8 ndaj Rossyankas

0
Skuadra e Adës në futboll për femra e ka mbyllur ditën e sotme turneun ndërkombëtar të futbollit që u zhvillua në Budva të Malit të Zi prej 5 ditësh. Siç kemi bërë të ditur, ndeshja e fundit ka qenë...

Ada humbet edhe ndaj nënkampiones së Rumanisë me rezultatin 0-4

0

Ekipi i Adës në futboll për femra ka koleksionuar një tjetër humbje në turneun ndërkombëtar që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Ai kanë luajtur sot ndaj nënkampiones së Rumanisë FCM Tirgu Mures dhe është mundur me rezultatin 0-4. Në fakt, drejtuesit e skuadrës velipojake nuk kanë qenë shumë të shqetësuar në lidhje me këtë humbje. Kjo pasi ata kanë aktivizuar në pjesën e parë krejt formacionin e dytë dhe për rrjedhojë 45 minutat e para janë mbyllur 3-0.

Ada e femrave humbet 0-1 me kombëtaren e Malit të Zi në Budva

0

Sot ka qenë dita e tretë e turneut ndërkombëtar që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi me pjesmarrjen e 6 ekipeve. Në këtë ditë, kampionia e Shqipërisë është ndeshur me kombëtaren e Malit të Zi. Trajneri Dervish Haxhiosmanoviç e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Kokiçi, Franja, Lazervski, Govori, Djegsina, Lazri, Berisha, Bajrakurtaj, Doçi, Tula dhe Proto. Ndeshja ka qenë shumë e bukur dhe pjesa e parë është shoqëruar me një lojë të barabartë të të dy skuadrave. Rezultati i 45 minutave të para ka qenë i barabartë 0-0.

Ada humb edhe ndeshjen e dytë, atë me kampionen e Sllovenisë 1-5

0

Ekipi i Adës në futbollin e femrave ka vazhduar serinë e ndeshjeve miqësore në turneun që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Në ndeshjen e ditës së dytë, ekipi velipojak eshte ndeshur me kampionen e Sllovenise ZNK Pomonje Beltinci që kishte në përbërje të tij 80 për qind te kombetares se ketij vendi. Rezultati perfundimtar I ndeshjes ka qene 5 me 1 per ekipin slloven por duhet theksuar se perberja e Ades ne kete ndeshje nuk ka qene e plote.

Ada e femrave humbet 0-2 ndaj kampiones së Bosnjës

0
Kampionia e Shqipërisë në futbollin e femrave, Ada e Velipojës është mundur në ndeshjen e parë të turneut ndërkombëtar që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Ajo ka humbur përballë kampiones së Bosnjës SFK 2000...

Ada merr pjesë në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar

0
Ekipi kampion i Shqipërisë në futbollin e femrave- Ada e Velipojës është ftuar të marrë pjesë në një turne shumë të rëndësishëm ndërkombëtar që ka filluar sot në Budva të Malit të Zi. Në këtë turne, siç bëhet e...

Ada- Juban Danja, finalja e Kupës së Shqipërisë për femra

0

Finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra, në sezonin 2012-13, do të jetë një derbi shkodran. Ada- Juban Danja është çifti finalist. Këto dy skuadra kanë sfiduar kundërshtarët e tyre në çerekfinale ndërsa sot kanë kaluar edhe ato të gjysmëfinaleve. Ndeshjet në fjalë janë luajtur sot në kompleksin e ekipeve kombëtare në Kamëz. Ada e Velipojës ka patur përballë ekipin e Kinostudios. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 2-0 për vajzat kampione në fuqi. Të dy golat për këtë skuadër i ka shënuar futbollistja Megi Doçi.

Ada e Juban Danja kalojnë pa problem në gjysmëfinale të Kupës

0

Dy skuadrat pretendente për fitimin e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni, pikërisht Ada e Velipojës dhe "Juban Danja', kanë kaluar pa as më të voglin problem në gjysmëfinale të këtij kompeticioni. Sidomos për Adën gjërat kanë qenë më të thjeshta pasi ajo nuk ka luajtur fare. Vajzat velipojake kanë udhëtuar drejt Kamzës për të zhvilluar ndeshjen ndaj Dardanisë sipas shortit të paracaktuar por kundërshtari i tyre nuk është paraqitur dhe për rrjedhojë e ka fituar ndeshjen në tavolinë 3-0.

Ada për femra, miqësore në shkurt me FC Rossiyanka të Rusisë

0

Muajin e ardhshëm në Budva të Malit të Zi do të zhvillohet një turne shumë i rëndësishëm për futbollin e femrave. Në të do të marrë pjesë edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Ada e Velipojës. Interesant është fakti se organizatore e këtij turneu është një nga ekipet më të mira të Europës në futbollin e femrave, kampionia e Rusisë FC Rossiyanka. Ajo ndodhet përpara ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampioneve teksa ka dalë në tetë më të mirat e saj. Sipas shortit të hedhur të këtij turi, ajo do ndeshet më 20 dhe 27 mars me ëolfsburg të Gjermanisë.