Ekipi i Adës në futbollin e femrave ka vazhduar serinë e ndeshjeve miqësore në turneun që është duke u zhvilluar në Budva të Malit të Zi. Në ndeshjen e ditës së dytë, ekipi velipojak eshte ndeshur me kampionen e Sllovenise ZNK Pomonje Beltinci që kishte në përbërje të tij 80 për qind te kombetares se ketij vendi. Rezultati perfundimtar I ndeshjes ka qene 5 me 1 per ekipin slloven por duhet theksuar se perberja e Ades ne kete ndeshje nuk ka qene e plote. Disa prej titullareve te saj jane detyruar te kthehen ne Shqiperi pasi jane studente dhe ndodhen ne sezon provimesh nderkohe qe 2-3 vajza te tjera po kalojne gjendje gripale. Ndeshjen e trete ajo do ta luaje sot me kombetaren e Malit te Zi nderkohe qe ndeshja me e rendesishme, ajo me ekipin Rosianka te Rusise, nje nga 8 ekipet me te mira te Europes, do te zhvillohet me date 28 shkurt. Qellimi I pjesmarrjes se ekipit te Ades ne kete turne natyrisht qe nuk ka qene fitimi I tij por marrja e pervojes nga ballafaqimet me keto ekipe qe jane nder me te mirat e kontinentit.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL FUTBOLLI I FEMRAVE Ada humb edhe ndeshjen e dytë, atë me kampionen e Sllovenisë 1-5