Bushati: S’kam asnjë propozim konkret për trajner të Vllaznisë

0

Në verë ka qenë protagonist në media por edhe më gjerë por për arsye të ndryshme, ai nuk u emërua trajner I Vllaznisë. Artan Bushati, madje u pat tërhequr vetë nga ajo garë. Tani sërish përsëritet e njëjta histori. Emri I tij konsiderohet kandidati kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës shkodrane, “I sponsorizuar” nga drejtuesit e rinj që mund të marrin klubin në përdorim në fund të muajit.

Armando Duka: Luka i Vllaznisë e bën si mbrojtës i djathtë

0

Shumë interesant prononcimi i presidentit të FSHF-së Armando Duka në lidhje me një formacion të mundshëm të presidentëve të ekipeve të Superligës. Ai e ka vendosur presidentin e Vllaznisë, kryebashkiakun Lorenc Luka në rolin e mbrojtësit të djathtë. Kjo është thënë prej tij në një intervistë për televizionin Top Channel. Nuk e dimë pse ka bërë këtë zgjedhje presidenti Duka por në fakt, ajo e krahut e ka njëfarë lidhje.

Vllaznia e talenteve dhe talenti për të zhgënjyer

0
Opinion nga GËZIM SINEMATI* Kur Vllaznia do të fitonte ca para nga shitja e dy futbollistëve të talentuar, Vajushi dhe Sukaj, kishte nga ata...

Osmani e çon çështjen në Dhomën e Zgjidhjeve së Konflikteve

0

Ka pritur tre ditë, ashtu siç kishte deklaruar që klubi Vllaznia të kthente mbrapsht vendimin e tij për gjobitjen, pezullimin tre mujor dhe dërgimin për t’u stërvitur pranë ekipit të të rinjve dhe meqenëse nga klubi nuk ka patur asnjë vendim të tillë, mbrojtësi Tefik Osmani ka vendosur ta dërgojë këtë çështje në Federatë për zgjidhje.

Abaz Karakaçi lë Partizanin. Pranë rikthimit tek Vllaznia

0

Ka luajtur në fazën e parë të kampionatit me Partizanin dhe nuk dëshiron të kthehet më aty. Problemet financiare që ka patur me këtë skuadër, e kanë detyruar atë të largohet. Abaz Karakaçi, mesfushori 20 vjeçar shkodran pritet tani të kthehet tek Vllaznia, skuadra me të cilën ai është nën kontratë. Megjithatë, kjo do vërtetohet ditët e ardhshme sepse nuk përjashtohet mundësia që ai të huazohet sërish në ndonjë skuadër tjetër për 6 muajt e ardhshëm.

Trajneri Duro: S’kam çfarë ndryshoj, pres vendimin e drejtuesve

0

Trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Duro, ndihet më shumë se i qetë. Megjithatë nuk nguron të tregojë mbi situatën e skuadrës së tij. I pyetur për veten dhe se si ndihet pas ndodhive të fundit në klub, ai sqaroi se është në pritje të vendimit të drejtuesve. I kontaktuar pas miqësores së djeshme, Duro sqaroi se i vjen keq që pjesën më të madhe të gjërave e mëson nga mediat dhe jo nga vetë drejtuesit.

Tre futbollistë kosovarë në provë tek Vllaznia por kthehen prapa

0

Në miqësoren e sotme ndaj Tiranës me Vllazninë kanë luajtur edhe tre futbollistë kosovarë që kishin ardhur për provë dhe pikërisht Armend Karahoda, Ramadan Kryeziu dhe Triumf Shabani. Dy të parët vinin nga Liria e Prizrenit ndërsa tjetri nga ekipi i Fushë Kosovës. Nga këta futbollistë, vetëm Karahoda që luante si mbrojtës i majtë ka lënë një përshtypje të mirë por kuptohet që nuk është për Vllazninë në këto momente ku ndodhet ajo.

Ideja- Xhevdet Amuli, presidenti i ardhshëm i Vllaznisë

0

Agron Çela mund të mos jetë njeriu që do marrë postin e presidentit të ardhshëm të Vllaznisë, por një tjetër pjestar I grupit prej pesë biznesmenëve që ka firmosur edhe kërkesën dhe ka bërë publike dëshirën për të marrë drejtimin e klubit shkodran. Bëhet fjalë për Xhevdet Amuli. Burime pranë këtij grupi e konfirmojnë këtë gjë dhe tashmë duhet pritur se çfarë do ndodhë. Në fakt Amuli nuk është një emër I panjohur për futbollin shkodran. Ai për tre sezone, 2003-2006, ashtu si dhe Valter Fushaj, ka mbajtur postin e zëvendëspresidentit të Vllaznisë kur president ishte Agron Çela.

Çela: Merkato dhe ndryshime, Vllaznia ime kap edhe Europën

0

Agron Çela premton një Vllazni që do të jetë pjesëmarrëse në Kupat e Europës në fundin e këtij sezoni. Kandidati më potencial për t’u bërë sërish president i klubit kuqeblu, në një bisedë për gazeten, tregoi disa detaje të planeve që ai ka me grupin e biznesmenëve shkodranë. Ish-presidenti Çela bashkë me donatorët e tjerë: Paulin Radovani, Xhevdet Amuli, Flamur Hoxha dhe Ylvi Mashi, pasi kanë bërë një kërkesë zyrtare në Bashkinë e Shkodrës, tashmë presin që kjo e fundit të zyrtarizojë kalimin në përdorim të skuadrës kuqeblu pesë biznesmenëve shkodranë.

Tirana- Vllaznia, miqësore nesër “për të mbajtur formën”

0
Nesër paradite në stadiumin "Selman Stërmasi" do të zhvillohet një ndeshje miqësore në mes ekipeve të Tiranës dhe Vllaznisë. Ajo do nisë në orën...

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI