Rudi Vata: Ne jemi në luftë për një vend në Kupat e Europës

0

Tekniku Rudi Vata, ka deklaruar se vetëm përmes një lufte të fortë e të ndershme ekipi mund të arrijë drejt vendit të katërt që mund të ishte për kuqeblutë një vend në mes ekipeve shqiptare pjesmarrëse në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës. Pavarësisht se tekniku e quan të pavlerë  një pjesmarre pa dinjitet sipas tij të ekipeve shqiptare në ballafaqimet europiane, përsëri ambicjet e ekipit shkodran vijojnë të jenë për të siguruar një vend të katërt. “Ne duhet të luftojmë deri në në fund nëse do të dëshirojmë që të jemi në Kupat e Europës. Ne duhet të sigurojmë vendin e katërt nëse duam të arrijmë një gjë të tillë”, është shprehur tekniku Vata. Mesa duket tekniku Vata dhe ekipi shkodran tani e di mirë që lufta për një vend të katërt do të kalojë pikërisht nga takimi I nesërm, atë që Vllaznia ka në Pogradec.

Fushaj : Vllaznia i përket Shkodrës dhe atyre që kanë kontribuar

0

Ish-presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ka ngritur zërin për mos njohjen e kontributeve për financimin e realizuar nga ana e Bashkisë së Shkodrës. Në një prononcim të tij për “Sport Ekspres”, Fushaj ka sqaruar situatën aspak të mirë dhe mënyrën se si po mbahet peng nga ana e drejtuesve të Bashkisë kërkesa e realizuar disa muaj më parë në mënyrë të qëllimshme. Siç dihet të gjithë donatorët e Vllaznisë në vite kanë përpiluar një kërkesë drejtuar Bashkisë për njohjen e kontributeve të tyre në aksione për skuadrën. “Dua të sqaroj opinionin publik por dhe t' i bëj thirrje drejtuesve të Bashkisë që të mos qëndrojnë indiferentë me qëllim ndaj kërkesës që ne kemi bërë si ish-donatorë apo president të Vllaznisë për njohjen e kontributeve tona.

Brnoviç i pamundur për në Pogradec. Popoviç në dilemë

0

Për ndeshjen e rradhës, atë që do luhet të premten pasdite në Pogradec, stafi drejtues i Vllaznisë nuk do ketë sërish në dispozicion mesfushorin malazez Nenad Brnoviç. Lajmi konfirmohet nga pjestarë të stafit mjekësor të skuadrës shkodrane. Sipas tyre, numri 10 i kuqebluve ka pësuar një tërheqje muskulare në pragndeshjen e së shtuëns të kaluar me Flamurtarin. Ka ndodhur pikërisht kështu në nxemjen e kësaj ndeshje teksa ai e detyroi trajnerin Vata pastaj ta zëvendësonte me Morenon. Malazezi 31 vjeçar nuk do të rikuperohet për takimin e rradhës dhe prandaj do të mungojë sërish edhe në Pogradec. Brnoviç është lojtari më i shtrenjtë në klubin shkodran teksa vetëm për periudhën janar-maj përfiton plot 22 mijë euro.

Vllaznia s’mund ta pranojë vendin e gjashtë

0

 

Opinion nga Bujar QAMILI


Pavarësisht problemeve që po has Vllaznia në këtë kampionat, unë vazhdoj ta ndjek gjithnjë atë. Jo vetëm në ndeshjet që luan në Shkodër por shpeshherë edhe jashtë. E bëj këtë sepse është skuadra jonë e zemrës, është skuadra që më jep kënaqësi të veçantë. Por duhet ta pranojmë se Vllaznia nuk kënaq askënd. Pavarësisht barazimit me Tiranën apo fitores së fundit me Flamurtarin, njerëzit në stadium nuk kanë ndjerë shumë kënaqësi.

Vllaznia sërish e para në renditjen fair-play

0

Edhe pas ndeshjeve të javës së 19-të të Superligës shqiptare, Vllaznia vazhdon të kryesojë renditjen e fair play-it të FSHF-së. Ajo mban vendin e parë me 148.429 pikë duke lënë në vend të dytë sërish Teutën me 146.571 pikë. Kjo diferencë këtë javë ka ardhur duke u thelluar sepse javën e shkuar ka qenë më e vogël, diçka më pak se një pikë. Fakti që skuadra shkodrane është në vend të parë në këtë renditje, tregon jo më kot se ajo është më korrektja e kampionatit në të gjitha drejtimet. Asnjë probleme me futbollistët dhe stafin teknik në fushë, asnjë problem me tifozët në shkallët e stadiumeve, çdo gjë në rregull me organizimit e ndeshjeve dhe për rrjedhojë, edhe pikët që merr nga të deleguarit e Federatës, kanë qenë më të shumta se të çdo ekipi tjetër.

Pas dështimit askush nuk mban përgjegjësi

0

Opinion nga Anton ZALLI

 

Trajneri i Vllaznisë, Rudi Vata kur mori drejtimin e skuadrës dhe sidomos gjatë fazës përgatitore dhe mërkatos së janarit ka premtuar se do të ndërtojë një ekip shumë më solid në fazën e dytë krahasuar me atë të fazës së parë, periudhë kur skuadra drejtohej nga Mirel Josa. Tekniku shkodran tashmë që është vënë përballë skualifikimit të skuadrës së tij në Kupën e Shqipërisë mund të harrojë dhe deklaratat e tij aq më tepër dhe kundër mediave për të cilat ai kishte rezerva se punonin kundër objektivave dhe politikave të Vllaznisë.

Rudi Vata: Merkatoja e janarit për Vllazninë, nuk është dështim

0

Nëse në opinionin sportiv shkodran, tifozë të ndryshëm apo dhe specialistë futbolli e cilësojnë të dështuar merkaton e janarit për Vllazninë, nuk është i këtij mendimi trajneri i saj Rudi Vata. I ftuar në "Rubrikën Sportive" në TVSH mbrëmjen e së dielës, ai duke folur në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Merkatoja që zhvilloi Vllaznia në janar nuk mund të quhet aspak e dështuar sepse këta lojtarë që erdhën po mbajnë peshën kryesore të skuadrës dhe nëse jemi në këto pozita dhe nuk rrezikojmë, kjo është meritë e tyre. Kjo sepse po të kishim luajtur me të rinj, ata nuk do kishin qenë në gjendje ta përballonin siç duhet ngarkesën e kampionatit. Me këto lojtarë që erdhën dhe skuadra pati jo pak ngarkesë në kupë dhe kampionat, llogarite pastaj të mos kishin ardhur edhe ato. Prandaj nuk mund të quhet dështim". Megjithatë të gjithë kanë pretenduar një Vllazni në vende më të larta në renditje. Rudi Vata arsyen pse ndodhi kështu e justifikon me largimet e dy lojtarëve kryesorë të ekipit në merkaton e janarit dhe mosmarrjen e lojtarëve të kërkuar prej tij.

Një Vllazni “shkodrane” për sezonin tjetër!

0

 

Opinion nga Blerti Delija*


Si fidanishte e mirefillte e futbollit shqiptar, Vllaznia vit pas viti dhe brez pas brezi ka nxjerre talente, te cilet deri ne fund te karrieres se tyre jane kthyer ne yje jo vetem Brenda vendit, por edhe jashte. Historia flet per vitet ’40 te shekullit te kaluar dhe vjen deri ne ditet tona me elemente te spikatur prodhime te shkolles shkodrane te futbollit.

Armando Vajushi në Shkodër: Firmos me Vllazninë

0

Sulmuesi shkodran Armando Vajushi ka qenë në Shkodër dje dhe madje ka ndjekur nga tribuna VIP e stadiumit "Loro Boriçi" edhe ndeshjen Vllaznia- Flamurtari. Tifozët kuqeblu sigurisht që janë interesuar për ardhjen e tij sepse ka shumë kohë që flitet se ai dëshiron të kthehet tek Vllaznia. I kontaktuar nga gazeta online www.shkodrasport.com, vetë lojtari 21 vjeçar në mënyrë ekskluzive ka bërë të ditur se ka prishur kontratën me Liteksin e Bullgarisë dhe ka hedhur firmë për skuadrën shkodrane.

Kush nuk kujton historinë, nuk mund të krijojë të ardhmen

0

Prej disa ditësh Klubi i futbollit "Vllaznia sh.a" funksionon veç tjerash edhe me një adresë zyrtare në web vllaznia.al si një mënyrë shumë e mirë komunikimi përshkodranët e shqiptarët kudo që ndodhen për tu informuar zyrtarisht mbi gjithçka që ndodh në skuadrën kuqeblu. Pas dorëheqjes së Valter Fushaj si President i kësaj skuadre dhe ardhjes në krye të Bashkisë Shkodër, klubit Vllaznia i ka munguar kjo faqe interneti. Shpesh herë për këtë mungesë në drejtim të drejtuesve të Klubit kanë shkuar kritika mediatike por jo vetëm për rikthimin funksional të faqes së internetit. Duke parë trysninë, drejtuesit janë ngutur dhe aktualisht kemi të bëjmë me një faqe gjysmake që nuk i shkon për shtat djepit të futbollit shqiptar, Vllaznisë. Informimi në atë faqe vjen në kohë reale edhe pse lajmet nuk janë të larmishme, janë të sakta. Por ka disa mungesa që nuk duhej ti kishte. Po ta shohësh me kujdes faqen nuk ka asnjë rresht të shkruar për historinë e kësaj skuadre. Nuk thuhet se cila është kjo skuadër, si është krijuar, kur është krijuar, çfarë ka sjellë në futbollin shqiptar, cila janë sukseset më të mëdha, cilat janë vështirësitë që ka hasur që nga momenti i krijimit ky ekip, çfarë vlere ka në vend, sa është përkrahur kjo skuadër nga sportdashësit apo edhe cilët janë ata që i dhanë jetë këtij ekipi që nga momenti i krijimit e deri më sot.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI