Tekniku Rudi Vata, ka deklaruar se vetëm përmes një lufte të fortë e të ndershme ekipi mund të arrijë drejt vendit të katërt që mund të ishte për kuqeblutë një vend në mes ekipeve shqiptare pjesmarrëse në sezonin e ardhshëm të Kupave të Europës. Pavarësisht se tekniku e quan të pavlerë një pjesmarre pa dinjitet sipas tij të ekipeve shqiptare në ballafaqimet europiane, përsëri ambicjet e ekipit shkodran vijojnë të jenë për të siguruar një vend të katërt. “Ne duhet të luftojmë deri në në fund nëse do të dëshirojmë që të jemi në Kupat e Europës. Ne duhet të sigurojmë vendin e katërt nëse duam të arrijmë një gjë të tillë”, është shprehur tekniku Vata. Mesa duket tekniku Vata dhe ekipi shkodran tani e di mirë që lufta për një vend të katërt do të kalojë pikërisht nga takimi I nesërm, atë që Vllaznia ka në Pogradec.
Një takim I lehtë në dukje, por që nuk është I tillë për ekipin e drejtuar nga Vata, pasi për pogradecarët është një takim I cili ka bëjë me ecurinë e mëtejshme të kësaj skaudre për qëndrimin në superligë.“Ne punojmë, jetojmë si profesionistë. Prandaj kërkojmë që të japim më të mirën në çdo takim. Të japim dhe të marrim maksimumin në çdo takim. Për ne, në çdo ndeshje pikët janë bërë për t’u fituar dhe këtë do të kërkojmë të bëjmë edhe në këtë takim ndaj Pogradecit. Tani neve na mbetet të luftojmë dhe të bëjmë maksimumin nëse do të dëshirojmë që të arrijmë një vend në Kupat e Europës”, ka deklaruar tekniku I kuqebluve, Rudi Vata para nisjes sot për në Pogradec.
www.shkodrasport.com