Vllaznia U-17 e nis mirë kampionatin. Fiton 2-0 në Kukës

0

E ka nisur me fitore kampionatin e ri ekipi U-17 i Akademisë Vllaznia. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur paraditen e sotme në Kukës ndaj skuadrës vendase, ai ka fituar me rezultatin 2-0. Trajnerët Haris Lika dhe Altin Xhahysa që drejtojnë këtë ekip, kanë hedhur në fushë këtë formacion: Qarri, Leka, Isufi, Sekja, Hoxha, Qardaku, Boriçi, Serjani, Lisaj, Mehja, Kulla. Të dy golat janë shënuar që në pjesën e parë. Fillimisht ka kaluar në avantazh ekipin mesfushori Hoxha, ndërkohë që ka "vulosur" fitoren Kulla me shënimin e golit të dytë. Në këtë mënyrë, Vllaznia U-17 i ka bërë një nisje të mirë kampionatit të ri duke filluar me fitore.

Akademia Vllaznia bojkoton kampionatet e Ligës Amatore

0

Faza e dytë e kampionateve të Ligës Amatore në Zonën e Shkodrës nuk ka nisur e plotë. Kjo sepse 9 ekipet e Akademisë Vllaznia i kanë bojkotuar ndeshjet e javës së parë të këtyre kampionateve. Ka ndodhur kështu, pas një vendimi të marrë nga drejtuesit e klubit si rrjedhojë e disa mosmarrëveshjeve të këtij klubi me Zyrën Rajonale të Federatës Shqiptare të Futbollit në Shkodër dhe konkretisht me shefin e saj, Hysen Zmijanin. Sipas një njoftimi të bërë të ditur nga vetë klubi Vllaznia, mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me vendin e zhvillimit të ndeshjeve sepse klubi duke patur në dispozicion një fushë shumë cilësore siç është “Reshit Rusi”, ka kërkuar që shumicën e ndeshjeve të ekipeve të veta t’ia luajë aty dhe jo në një kompleks privat.

Lajmi i fundit: Disiplina i jep 3 pikë Vllaznia U-17, tashmë e para

0

Vllaznia U-17 ngjitet në vend të parë në renditje një javë para fundit të kampionatit. Ka ndodhur kështu pas vendimit të sotëm të Komisionit të Disiplinës i cili i ka dhënë tre pikë në tavolinë kuqebluve pas reklamimit të bërë prej tyre pak javë më parë në lidhje me ndeshjen me Olimpik. Ky komision e ka marrë në shqyrtim në disa mbledhje këtë reklamim dhe në fund ka dashur të dëgjojë të dyja palët. Klubi shkodran kishte depozituar në FSHF kasetën e ndeshjes Olimpik- Vllaznia 4-3 dhe fotot e ekipit të Olimpikut ku dallohej qartë se tre prej lojtarëve që u aktivizuan në atë ndeshje, nuk ishin pjesë e këtij ekipi.

Qashif Hoxha emërohet drejtor i Akademisë Vllaznia

0

Qashif Hoxha nga dita e djeshme është emëruar në postin e drejtorit të Akademisë së klubit të futbollit Vllaznia. Emërimi I tij është bërë nga ana e drejtuesve të Bashkisë Shkodër. Arsyeja e një emërimi të tillë ka patur të bëjë me rritjen e performancës dhe një administrim më të mirë të kësaj Akademie e cila është dalluar në vite dhe vazhdon të dallohet për nxjerrjen e futbollistëve cilësorë. Hoxha ka eksperiencën e duhur për një administrim të tillë nisur edhe nga përvoja disavjeçare në drejtimin e disa institucioneve të tjera ku ka punuar më parë, përpos kësaj është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak Shkodër prej vitesh.

“Barcelona Camp”, një mundësi e madhe për fëmijët shkodranë

0
Fëmijët shkodranë do kenë mUndësinë të testohen nga trajnerët e Akademisë së Barcelonës dhe nëse e kalojnë këtë testim, mund të bëhen pjesë e saj në të ardhmen. Zbori stërvitor për këtë, do të zhvillohet pas pak kohësh në...

Akademia Vllaznia tre ndeshje miqësore me ekipet e Prishtinës

0

Pas bashkëpunimit në mes ekipeve të para, Vllaznia dhe Prishtina duket se kanë nisur një bashkëpunim edhe në mes ekipeve të moshave. Pikërisht për këtë, sot paradite kanë mbërritur në Shkodër ekipet U-13, U-15 dhe U-17 të Prishtinës për të zhvilluar ndeshje miqësore me ekipet e Akademisë Vllaznia në të njëjtat grupmosha. Kjo është arritur pas akordit të drejtorit sportiv Armir Grima me një trajnerët e Prishtinës Kushtrim Munishi. Ndeshjet janë zhvilluar në fushën sportive "Reshit Rusi" dhe të parët kanë zbritur në fushë 13 vjeçarët.

Liga Amatore në Shkodër shpall ekipet kampione të sezonit

0
Pas muajsh të tërë ndeshjesh dhe përballjesh, u ka ardhur fundi kampionateve të LIgës Amatore edhe të Zonës së Veriut. Kanë qenë katër të tillë të zhvilluar, për 11, 13, 15 dhe 19 vjeçarë dhe numri I madh I...

Alarm! Po shkatërrohet Akademia Vllaznia

0

Opinion nga Alban Hasani



Të gjithë shkodranët por edhe më gjerë, në gjithë këto vitet e fundit janë krenuar me Akademinë Vllaznia. Prej saj dilnin jo vetëm tituj kampionë por edhe lojtarë të talentuar. Por aktualisht, shumë gjëra kanë filluar të degradohen tek ajo. Trofe ka edhe njëherë (tek ekipi U-17) por mungojnë lojtarët cilësorë për ekipin e parë. Unë vetë jam trajner megjithatë konstatoj disa mangësi të theksuara në punën që bëhet e për këtë, do të rradhisja katër arsye pse duhen bërë shumë ndryshime, madje rrënjësore tek kjo Akademi.

Presidenti Çela premton 4 milionë lekë për kampionët e U-17

0

Suksesi I ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia që të shtunën kurorëzoi të tretin titull kampion rradhazi, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e drejtuesve të klubit. Nga sa bëhet e ditur, presidenti I klubit Agron Çela I ka premtuar trajnerit të këtij ekipi Entri Çaku një shpërblim prej 4 milionë lekësh për suksesin e arritur. Natyrisht që një lajm I tillë I ka entuziasmuar të gjithë pjestarët e këtij ekipi kampion, jo aq për shumën që do përfitojnë sesa për interesimin e klubit në adresë të tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se premio e akorduar për Vllazninë U-17 mund të kalojë këto ditë në duart e futbollistëve dhe stafit drejtues, megjithatë këta të fundit me shumë mundësi nuk do ta shpërndajnë atë.

Jam me Zmijanin, tek moshat duhet loja jo rezultati

0

 Opinion nga Bardh Maçi* - Ndonëse jam larg nga Shkodra, sigurisht që nuk mund të shkëputem nga ajo dhe futbolli i saj. Për rrjedhojë, përmes internetit jam në lidhje të drejtëpërdrejtë me atë çfarë ndodh çdo ditë dhe në çdo moment aty. Kam ndjekur me interes po përmes internetit edhe emisionin e fundit "Sport Arena" në televizionin Rozafa.