Suksesi I ekipit U-17 të Akademisë Vllaznia që të shtunën kurorëzoi të tretin titull kampion rradhazi, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e drejtuesve të klubit. Nga sa bëhet e ditur, presidenti I klubit Agron Çela I ka premtuar trajnerit të këtij ekipi Entri Çaku një shpërblim prej 4 milionë lekësh për suksesin e arritur. Natyrisht që një lajm I tillë I ka entuziasmuar të gjithë pjestarët e këtij ekipi kampion, jo aq për shumën që do përfitojnë sesa për interesimin e klubit në adresë të tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se premio e akorduar për Vllazninë U-17 mund të kalojë këto ditë në duart e futbollistëve dhe stafit drejtues, megjithatë këta të fundit me shumë mundësi nuk do ta shpërndajnë atë.

Kjo ngaqë ky ekip në fillimin e muajit të ardhshëm do të udhëtojë drejt Greqisë për të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar moshat dhe premioja në fjalë do të shërbejë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit drejt vendit fqinj. E rëndësishme është që klubi Vllaznia e sheh me prioritet punën me moshat dhe jo më kot edhe presidenti Çela ka vendosur t’I simulojë edhe më shumë me premion e dhënë.

www.shkodrasport.com