Rudi Vata: As Shaba, madje as Luka, tek Vllaznia vendos unë për merkaton

0

Pikërisht për të saktësuar njëherë e mirë se kush vendos tek Vllaznia në aspektin teknik të skuadrës, trajneri Rudi Vata edhe publikisht ka deklaruar: “njerëzit duhet ta ngulisin njëherë e mirë në kokë se tek Vllaznia për problemet e merkatos, për problemet e formacionit apo të tjera gjëra teknike që kanë të bëjnë me skuadrën, nuk vendos Kujtim Shaba që është adminstratori I klubit.

Gilman Lika: Mund të kthehem tek Vllaznia

0

Më në fund edhe vetë futbollisti e ka pranuar se mund të lëvizë nga Tirana. Gilman Likës duket se po i mbaron durimi duke pritur drejtuesit e Tiranës t'i japin paratë që i takon. Për këtë arsye, ai po mendon seriozisht largimin nga kjo skuadër. E ka pohuar edhe vetë këtë gjë në media dhe tashmë duhet parë se çfarë do ndodhë deri në fund të këtij muaji. "Mendoj se gjërat duhen parë më ndryshe tani e tutje.

Gjyqtarët, bojkot kampionateve. S’ka futboll këtë fundjavë!

0

Shoqata e Bashkimit te Arbitrave te Futbollit Shqiptar ne nje mbledhje te saj të zhvilluar ditën e sotme ka marre vendim per te bojkotuar te gjitha aktivitetet futbollistike te fundjaves. Te indinjuar nga dhuna e ushtruar ne Lac ndaj kolegut te tyre Lorenc Jemini dhe ne gjendje jo te mire psikologjike "xhaketat e zeza" te futbollit kane vendosur te mos i perdorin bilbilat dhe flamuret e tyre ne te gjitha ndeshjet ëeekand-it shqiptar te futbollit.

Muça: Na duhen tre pikët me Dinamon

0

Ka ardhur në fillim të këtij sezoni tek Vllaznia dhe në fillim pati jo pak pikëpyetje mbi talentin e këtij lojtari por me kalimin e javëve, Gentian Muça i ka bindur të gjithë dhe tashmë askush nuk e vë në dyshim faktin se ai e meriton fanellën e Vllaznisë. Vetë lojtari, vlerëson ambjentin që ka gjetur në Shkodër dhe mbështetjen që ka gjetur tek drejtuesit teksa thotë: "Që në momentin e parë që kam ardhur në Shkodër, dua të theksoj diçka që pritja dhe mbështetja e të gjithë drejtuesve të klubit ka qenë shumë e madhe për mua.

Superliga shqiptare, shëmbëlltyra e keqe e dhunës në futboll

0

Opinion

Nga Roland Çomo

Me skandal nuk ka ku te shkoje kur ndodhin ngjarje te tilla ne superlige, imagjino ne kategorite inferiore ekipet mike duhet te shkojne te "armatosur "per tu mbrojtur.Albitrime skandaloze, Goditen albitra dhunohen lojtare. Deri kur do vazhdoje kjo situate keshtu.Polici e paafte per t'u perballuar qofte ligjerisht apo fizikisht me situata te tilla dhe nje mungese koordinimi dhe bashkepunimi institucional per te parandaluar incidente te tilla.

Disiplina, vetëm “ledhatim” për Tomorin. Ankesa e Vllaznisë s’merret për bazë

0

Drejtuesit e klubit Vllaznia pas ndeshjes Tomori- Vllaznia u ankuan në media por edhe përmes një note proteste në FSHF, për parregullsi të mëdha në organizimin e ndeshjes nga ana e klubit beratas si pritës. Por habia më e madhe është se në vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF-së, ka patur vetëm paralajmërim për klubin beratas.

Klubi Vllaznia, note proteste FSHF-se per gjyqtaret

0

 

NOTE PROTESTE

Drejtuar: Presidentit te FSHF-se, z. Armando DUKA, Sekretarit te FSHF-se, z. Eduard PRODANI,  Shefit te Sektorit te Garave, z. Ilir SHULKU, Shefit te Arbitrave, z. Arsen HOXHA, Mediave vendore e qendrore

Tirana “mbytet” në Shkumbin, Dinamo ndal Flamurtarin

0

Shkumbini ka fituar 3-2 ndaj Tiranës, e cila tashmë është shkëputur pesë pikë nga Teuta e vendit të parë. Të parët kanë kaluar në avantazh vendasit me Mustafaj në minutën e 30-të. Me këtë gol mbyllet pjesa e parë. E dytanisbukur për Tiranën që arrin të ktheje rezultatin me dy gola të Bekim Balës në minutën e 55-të dhe 65-të. Por peqinasit gjejnë forca për ta kthyer gjithçka në favorin e tyre duke shënuar dy gola të tjerë. Më minutën e 75-të barazon Dervishi dhe një minutë më vonë Sulkja shënon golin e tretë dhe të “mbytjes” për Tiranën.Tomori më së fundi arrin të kthehet te fitorja duke mundur minimalisht, 1-0, Vllazninë.

Vllaznia humb 0-1 edhe ndaj Tomorit, vështirësohen pozitat

0

Skuadra shkodrane nuk ka mundur dot të marrë pikë në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Kuçovë ndaj Tomorit. Ndonëse ajo ka goditur dy shtylla në pjesën e parë dhe ka shënuar dy gola (të anulluar të dy në pjesën e dytë), sërish nuk ka mundur të marrë qoftë edhe një pikë pasi ka humbur 0-1 ndaj beratasve. Këta të fundit ndoshta nuk e kanë merituar fitoren. Kanë luajtur jo më mirë se shkodranët, kanë goditur një herë traversën e portës së tyre, kanë shënuar vetëm një gol dhe kaq u ka mjaftuar atyre të sigurojnë fitoren e dytë në këtë kampionat.

Vllaznia e pakënaqur me gjykimin e ndeshjes në Kuçovë

0

Anullimi i dy golave nga ana e gjyqtarit anësor Ergi Doda në bashkëpunimi me kryesorin Bardhyl Pashaj nuk mund të kalonte pa u kundërshtuar nga drejtuesit e Vllaznisë. Dhe jo vetëm për këto dy gola të anulluar, por edhe për lejimin e lojës së rëndë të futbollistëve beratas. Paraditen e nesërme, një nga drejtuesit e klubit shkodran do jetë në konferencë shtypi për të akuzuar publikisht gjyqtarët për tendencë në arbitrimet kundër Vllaznisë dhe jo vetëm në këtë ndeshjes sepse ata janë vazhdë e disa të tjerëve edhe në ndeshjet e mëparshme.