Profesor Rragami, fol të vërtetën!
Opinion nga Roland ÇOMO
E dëgjoj me shumë interes në çdo emision apo çdo intervistë kur flet për Vllazninë apo dhe futbollin shqiptar. Askush nuk mund ta mohojë përvojën e profesor Rragamit dhe ideja që ai të jetë këshilltari i Vatës është pozitive. Por asnjëherë nuk e kemi dëgjuar profesorin të vërë pikat mbi "i" se kush është fajtori për gjendjen që është tek Vllaznia sepse nuk e ndihmojmë Vllazninë duke folur vetëm fjalë të mira.Vata- gazetarët, duhet më shumë përmbajtje nga palët

Opinion nga Roland LUÇI
Me sa duket spiralja e "dialogut" gazetare- Vata po degjeneron dalëngadalë në konflikt. Vata duhet të përqendrohet në anën teknike të ekipit dhe jo të merret me verifikime apo përgenjështrime publike rrogash, transfertash apo ku di unë se çfarë thashethemesh duke u futur kështu në një rrugë stresuese pa krye. Për këto gjëra ka për t'u marrë sepse për këtë paguhet një staf i tërë nga Bashkia.
Vata sulmon gazetarët e Shkodrës! “Punoni kundër klubit”

Koment nga Anton ZALLI
Trajneri i Vllaznisë Rudi Vata duket se ka gjetur dhe fajtorët të cilët po tensionojnë situatën në kampin kuqeblu, gazetarët sportiv shkodran. Vata ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj gazetarëve shkodranë të mediave të shkruara duke thënë:
Vata, trego se je edhe trajner i mirë!

Opinion nga Senad NIKSHIQI
¨Do të sjell në Shkodër futbollin tradicional. Shkodra ka talente, djem të rinj, futbollistë shkodran që mund t'i japin shumë skuadrës së Vllaznisë¨. Me këto fjalë na u pat prezantuar trajneri aktual i Vllaznisë Rudi Vata. Menjëherë kur Vata ishte shumë pranë firmosjes me Vllazninë për të marrë këtë rol që ka sot, i gjithë opinioni sportiv i dha një mbështetje të madhe atij për vetë eksperiencën e padiskutueshme si një ish-futbollist shumë i mirë. Edhe pse nën zë, kishte nga ata që dyshonin tek roli i trajnerit duke qenë se për të parën herë, Vata ulej si timonier i një ekipi.
Merkato apo “Merr-kot” kjo e Vllaznisë?!

Opinion nga Dritan GJYREZI
Gjatë sezonit futbollistik , "frymëmarrja" e trajnerëve per ekipet që kanë probleme gjatë fazës së parë është gjithmonë muaji janar. Po të dëgjosh deklaratat e trajnerëve gjatë gjithë fazës, bien në sy shfajësimet e tyre edhe deklarojnë përherë se do hyjnë fuqishëm në merkato për të rikuperuar defektet që kanë. Por sa qëndrojnë këto deklarata? A është e mundur që në fazën e janarit të gjesh lojtarët e duhur, ato cilësorët?
Për çfarë i duhet ky “revolucion” Vllaznisë?

Opinion nga Eduard ILNICA
Ndërhyrjet në një ekip shpesh janë të pashmangshme, sidomos kur në ekip vjen një trajner i ri, me nje filozofi të re dhe një profesionist që ka qenë shembull në kohën kur ka qenë vetë në fushën e lojës. Por "gjella me kripë, kripa me karar". Jo vetëm sa dashamirës apo le të them si tifoz i Vllaznisë, por edhe si një njeri që jetoj me botën e futbollit, aq më tepër me superligën shqiptare, nuk mund të rri pa thënë dy fjalë mbi lëvizjet ose më saktë mbi dinamikën aktuale të ngjarjeve në ekipin e Vllaznisë.
Ja pse kam nostalgji për Vllazninë!

Opinion nga Liridon LECI*
Kam luajtur vetëm disa muaj me Vllazninë, por të them të drejtën, nostalgji kam ende për këtë skuadër sepse qysh kur kam ardhë në Shqipëri për herë të parë, Vllazninë e kam pasur gjithmonë në qejf si ekip dhe si qytet sepse njerëzit atje janë shumë dashamirës dhe gjithmonë të përkrahin.Pastaj kur erdha tek Vllaznia për të luajtur, isha vërtetë i lumtur se po luaja me njërin ndër ekipet më të mira në Shqipëri. Unë do thoja për vete, më i miri. Nostagji kam për shumë gjëra, gjithmonë për gjëra të bukura se ia kam kaluar shumë mirë aty. Për momentin luaj me skuadren e KALMAR.
Pse na le Agim Tafili?!

Nga Gjergj KOLA
Vitet kalojnë dhe në gazetari po mbush gati 18 vjetë që jam pjesë e saj. Gjatë këtyre viteve, më ka rastisur të njohë, të shkruaj, të qëndroj, flas e bisedoj me qindra figura sportive. Pa diskutim, më i veçanti ka qenë Agim Tafili. Kam patur fatin ta njoh përmes vëllait tim që ka qenë sportist me të, por më pas gjërat rrodhën natyrisht dhe kampioni i padiskutueshëm i sportit të biçikletës ka qenë një mik i pandarë edhe i jetës sime sidomos në vitet e fundit.
Vllaznia s’duhet t’i largojë lojtarët e vet

Opinion nga Adrian Barbullushi*
Prej vitesh jetoj në Greqi, megjithatë interesin për Vllazninë asnjëherë nuk e lë mbas dore. Kërkoj të informohem në çdo moment mbi ecurinë e saj, atë se çfarë po ndodh dhe cilat janë perspektivat e saj për të ardhmen. Për më tepër, e ndjek tashmë që në krye të saj është një bashkëlojtar i imi- Rudi Vata. Kam lexuar ditët e fundit për lista të gjata lojtarësh që mund të largohen nga skuadra e të tjerë që mund të vijnë në vend të tyre.
Vllaznia “mori me të mirë” Gocajn, Belishën e Sykajn

Opinion nga Anton ZALLI
Vllaznia ka luajtur në mënyrë të padrejtë me tre ndër lojtarët më kryesorë të saj, Arsen Sykajn, Amarildo Belishën dhe Olsi Gocajn. Deri dy ditë më parë emrat e të tre lojtarët kanë qenë në listën e “zezë” që trajneri Rudi Vat aka dërguar tek administratori i klubit të futbollit Vllaznia për t’u larguar.