Veteranët e Vllaznisë fitojnë Kupën “Pavarësia” në Vlorë

0

Sapo është mbyllur aktiviteti dhe veteranët e Vllaznisë së viteve '80- '90, kanë arritur të fitojnë Kupën "Pavarësia" të organizuar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës. Heroi i këtij suksesi është padyshim portieri Avenir Dani që ka arritur të presë penalltitë në dy ndeshjet e zhvilluara dhe për rrjedhojë, Vllaznia ka merituar kupën e vënë nga organizatorët. Në këtë aktivitet shumë të bukur të organizuar pasditen e sotme,kanë marrë pjesë 4 ekipe: Veteranët e Tiranës, të Vllaznisë, Flamurtarit dhe Prishtinës.

Faruk Kalleshi, shtangisti me titullin “Nderi i Kombit”

0
Pas Panajot Panos, I dyti sportist që nderohet me këtë titull është një peshëngritës: Faruk Kalleshi. Para pak kohësh, ka qenë ish- presidenti I...

Hysen Vejuka, një mjeshtër më pas për mundjen shkodrane

0

Krejt papritur është ndarë nga jeta në moshën 56 vjeçare ish-mundësi I Vllaznisë Hysen Vejuka. Ai nuk ka mundur t’I rezistojë dot një sëmundje e zemrës e cila I ka marrë edhe jetën në një moshë shumë të re. Vdekja e tij sigurisht që është një humbje e madhe, natyrisht në rradhë të parë për familjen e tij, pastaj edhe për komunitetin e sportit shkodran dhe për mundjen shqiptare. Hysen Vejuka ka qenë një nga mundësitë më të mirë të vendit në vitet ’70 kur ai arriti të shpallet dy herë kampion I Shqipërisë në vitet 1976 dhe 1978 dhe po ashtu ka zënë vende të para edhe në shumë gara të tjera duke qenë pjesë edhe e ekipit kombëtar.

Tonin Dema nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit”

0
Tonin Dema është nderuar nga Bashkia Shkodër me titullin “Mirënjohja e Qytetit” për kontributin e tij të madh në vite për sportin e mundjes....

Tonin Dema nderohet me titullin “Mirënjohja e Qytetit” të Shkodrës

0

Mundësi i njohur shkodran Tonin Dema është nderuar pak kohë më parë nga Këshilli Bashkisë Shkodër me titullin "Mirënjohja e Qytetit". Një titull ky i dhënë për kontributin e madh në sportin e mundjes dhe sukseset e arritura prej tij por edhe për kontributin disavjeçar tek sporti i boksit. Dema ka qenë një nga boksierët më të mirë të Shqipërisë në vitet '70 duke arritur të shpallet 5 herë kampion i vendit si individ ndërkohë që ka edhe 14 trofe të fituar si pjesë e ekipit të Vllaznisë së atyre viteve. Ai është nderuar me titullin "Mjeshtër i Merituar i Sportit".

Agim Tafili- Qytetar Nderi i Shkodrës (pas vdekjes)

0

Mjeshtri i Madh i çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar- Agim Tafili është nderuar nga Bashkia Shkodër me titullin e lartë "Qytetar Nderi" (pas vdekjes). Vendimi është marre ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak te Shkodres me vota unanime.

Përcillet për në banesën e fundit, Mjeshtri Medin Zhega

0

I është dhënë sot lamtumira e fundit njërit prej personaliteteve më të njohura të historisë së futbollit shqiptar, “Mjeshtrit të Madh të Sportit”, Medin Zhega, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë në moshën 66 -vjeçare. Gjatë ceremonisë së homazheve, që u zhvillua në hollin e Pallatit të Kongreseve personalitetet më të larta të shtetit dhe politikës, njerëz të sportit, miq dhe të afërm janë përulur me respekt përpara trupit të pajetë.Ka marrë pjesë në këto homazhe edhe presidenti i Republikës Bamir Topi në shenjë nderimi dhe vlerësimi të veçantë për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin dhe promovimin e futbollit shqiptar ndër vite, si lojtar, specialist dhe trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit të Medin Zhegës.

Rakiqi & Gjergji: Vdekja e Zhegës, humbje e madhe për ne

0

Keqardhjen për ndarjen e parakohshme nga jeta të Medin Zhegës kanë shprehur edhe dy të tjerë të Vllaznisë dhe kolegë të tij, Esat Rakiqi dhe Nikoll Gjergji. Ata në pak fjalë janë munduar të evidentojnë vlerat kryesore të këtij njeriu, si një nga futbollistët më të mirë të Shqipërisë por edhe një nga trajnerat më të mirë të saj. “Ishte një lajm I vështirë për mua. E kam patur shumë shok që në lagjen tonë Dudas. Ishte më I ri se unë, por topi na lidhi për të na ndarë vetëm në këto ccaste. Kur ishte fëmijë dinin e thërrisnim për talentin që kishte me topin “Din Poza”. Sapo mora lajmin e vdekjes kam hapur menjëherë albumin e fotove dhe kam kujtuar gjithë ato vite që kaluam sëbashku. Në fushë së bashku me ekipin e  Vllaznisë dhe më pas në detyrën e trajnerit sëbashku.

Klubi Vllaznia autobuz për veteranët për homazhet e Zhegës

0

Paraditen e nesërme një grup I madh futbollistësh dhe drejtuesish të Vllaznisë, do të udhëtojnë drejt Tiranës për të marrë pjesë në homazhet që do zhvillohen në nderim të Medin Zhegës, njërit prej emrave më të mëdhenj të këtij klubi të ndarë nga jeta dy ditë më parë. Pikërisht për këtë arsye, klubi I futbollit Vllaznia ka vënë në dispozicion një autobus për këta veteranë të futbollit që duan të përcjellin për në banesën e fundit kolegun e tyre. Nisja e këtij autobuzi do bëhet nesër në orën 08.30 të mëngjesit nga sheshi pranë teatrit “Migjeni” dhe pritet që në bordin e tij të jenë edhe mjeshtrat Rragami, Ndoja, Çapaliku, Rakiqi, Lekaj, Gjergji, Borshi, Cungu, Dani etj.

Paulin Ndoja: Futbolli shqiptar humbi një nga bukuritë e tij

0

Me keqardhje të madhe, e ka pritur lajmin e largimit nga jeta të kolegut, shokut dhe mikut të tij të mirë edhe legjenda e portës shkodrane Paulin Ndoja. Duke folur për gazetën online shkodrasport.com, ai do të evidentonte shpejt e shpejt disa nga karakteristikat e Medin Zhegës që e bënë atë të ishte jo më kot i vlerësuar në maksimum nga të gjithë. Paulini flet dhe trupi i tij i rënqethet herëpashere. Do ta ndjejë mungesën e kolegut të tij.