Erkand Qerimaj shpallet Kampion Europe në Turqi
Flogert Mali, kampion i Shqipërisë për 17 vjeçarët
Peshëngritësi shkodran Flogert Mali është shpallur kampion i Shqipërisë në peshën 69 kg në kampionatin e fundit kombëtar të grupmoshës 17 vjeç. Ky kampionat është zhvilluar dje në Vlorë dhe kanë marrë pjesë në të 15 ekipe të vendit me sportistët e tyre më të mirë. Vllaznia është përfaqësuar në këtë kampionat me dy sportistë, Flogert Malin dhe Emanuel Lushin. Paraqitjen më të mirë e ka bëri i pari që në peshën e tij ka arritur t'i sfidojë të gjithë duke zënë vendin e parë me 215 kg.
KOKSH-i vendos për mosheqjen e bursës olimpike për Qerimajn
Kampionati i peshëngritjes spostohet nga Durrësi në Elbasan
Lajmi i hidhur: Kampioni i Europës Erkand Qerimaj humbet të atin
Pasditja e sotme ka qenë shumë e vështirë për kampionin e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimajn. Ai ka humbur babain e tij, Mehdinë. Një vdekje e parakohshme që sigurisht ka hidhëruar jo vetëm familjen e peshëngritesit por edhe më gjerë. Kjo eshte një humbje edhe për sportin sepse Mehdi Qerimaj prej gati 20 vitesh ka qenë "trajneri" i Erkandit.
PESHËNGRITJE: KAMPIONËT E VITIT 1961
Asim Belinova zgjidhet z/president i Federatës së Peshëngritjes
Një emër i madh i peshëngritjes shkodrane dhe asaj shqiptare, pikërisht Asim Belinova është zgjedhur në postin e zëvendëspresidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të kryesisë së re të dalë nga Asambleja Zgjedhore e kësaj Federate zhvilluar pak ditë më parë. Belinova në këto zgjedhje, mori shumë vota nga njerëzit me mandat duke qenë një nga më të votuarit për kryesinë e re dhe ndërkohë zgjedhja e tij në postin e zëvendëspresidentit të kësaj Federate, është një vlerësim për figurën e tij. Po në mbledhjen e parë të kësaj kryesie, është vendosur që në postin e sekretarit të mbetet sërish shkodrani Ilir Kraja.
Kërkon historinë në peshën e re 73 kg, Erkand Qerimaj sot në pedanën e...
Qerimaj del hapur: Në Shkodër nuk i duan sportistët cilësorë
Qerimaj: Gjoza, ju jeni gënjeshtari më i madh që njoh!
Debati vazhdon. Erkand Qerimaj nuk ka dëshirë të tërhiqet në "luftën e tij" pavarësisht se përballë ka një president Federate por edhe një njeri partiak. Kampioni i Europës në postimin e tij të rradhës, hedh të tjera akuza ndaj numrit 1 të peshëngritjes i cili ditë më parë e akuzonte për marrjen e një shumë të madhe parash, pa bërë asnjë aktivitet. Por Qerimaj nuk ka mundur të qëndrojë dot pasiv dhe ka reaguar sërish. Ja postimi i tij i plotë pasditen e sotme: