Emanuel Lushi merr pjesë në Kampionatin Europian të të rinjve

0

Shqipëria e peshëngritjes është bërë gati që të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të të Rinjve dhe të moshës deri në 23 vjeç, që nga data 1, deri më 10 tetor do të zhvillohet në Izrael. Për të rinj, shtanga kuqezi do të përfaqësohet nga Emanuel Lushi në peshën 62 kg, Alban Hoxha në peshën 69 kg dhe Sopot Sula në peshën 94 kg.
Kurse për moshën deri në 23 vjeç përfaqësuesja kuqezi do të jetë e përfaqësuar nga Krenar Shorja në peshën 94 kg.

Erkand Qerimaj edhe ambjentalist. Dhuron dhe mbjell pemë

0
I treti ne bote ne sportin e peshengritjes, shkodrani i talentuar Erkand Qerimaj, shfaqet edhe ambjentalist. Ai i eshte bashkuar nismes se Bashkise te Tiranes per te dhuruar e mbjelle peme duke e bere edhe vete diçka te tille...

KAS-i i Lozanës i zbret me 11 muaj pezullimin Erkand Qerimajt

0

Fillimisht 4 vjet, pastaj 2 dhe tani vetëm 13 muaj pezullim për peshëngritësin Erkand Qerimaj. Vendimi i fundit është dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës. Gjykata pasi ka analizuar faktet e paraqitura dhe sigurisht që nuk mund të vendoste ndryshe përveçse për uljen e dënimit ngaqë është provuar katërcipërisht se marrja e asaj substance të ndaluar përmes vitaminës ka ardhur tërësisht nga mosnjohja e saj.

Skandal në peshëngritjen shqiptare, shkodrani Lagjia e dy të tjerë nuk shkojnë në Europian

0
Peshengritesi shkodran Saimir Lagjia nuk do te marre pjese ne kampionatin europian qe do te zhvillohet pas pak ditesh ne Poloni. E gjitha kjo si rrjedhoje e neglizhences se drejtuesve te Federates tone. Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes për moshat U-15...

Vjen ndëshkimi nga IWF.Erkand Qerimaj pezullohet 4 vjet

0

Ka mbërritur sot lajmi i keq për peshëngritjen shkodrane dhe atë shqiptare. Ka ardhur përgjigja nga Federata Botërore e Peshëngritjes e cila konfirmon dënimin e peshëngritësit shqiptar, Erkand Qerimaj, i cili u shpall kampion Europe në Turqi, pak kohë më parë. Atij i eshte hequr titulli i kampionit të Europës dhe të gjitha medaljet e fituara në Kampionatin Europian të Shtangës, që u zhvillua në muajin prill në Turqi. Po ashtu,ai nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike të kësaj vere, ndërsa pezullohet nga të gjitha garat për katër vjet, më saktësisht deri më 22 maj 2016.

Isa Bala i jep Shqipërisë pikët për vendin e katërt në Europian

0

Peshëngritësi shkodran Isa Bala i ka dhënë pikët e duhura kombëtares shqiptare të peshëngritjes në mënyrë që ajo të renditej në vendin e katërt në renditje, në Kampionatin Europian që përfundoi ditën e djeshme në Tiranë. Bala ka qenë i fundit nga sportistët tanë që është ngjitur në pedanë duke konkurruar në peshën super të rëndë, +105 kg. Ai ka arritur të ngrejë 170 kg në shkëputje dhe 195 në shtytje. Me 365 kg në dygarësh, sportisti i Vllaznisë është renditur i dyti në baterinë B por ajo çka është më e rëndësishmja është se i ka dhënë pikët e duhura kombëtares shqiptare për të zënë vendin e katërt në renditjen ekipore.

Asim Belinova rizgjidhet në kryesinë e Federatës

0

Ditën e djeshme janë zhvilluar zgjedhjet për postet më të larta drejtuese të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, pikërisht ato për president dhe për anëtarë kryesie. Të zhvilluara në Vlorë, këto zgjedhje kanë shkuar normalisht duke mos patur asnjë problem dhe në këtë drejtim kjo është për t'u përgëzuar sepse në fakt, fushata parazgjedhore, sidomos ajo për president, ka qenë pak "e nxehtë". Megjithatë dje nuk ka patur asnjë problem. Presidenti i mëparshëm- Elez Gjoza, ka fituar shumicën e votave- 15, përballë 5 votave që ka marrë kundërshtari tjetër Theodori Masllavica.

Akuzat e Erkand Qerimajt, reagon federata e Peshëngritjes: Kujton se nuk ka sportist...

0
rkand Qerimaj ka bërë një postim tronditës sot në rrjetet sociale, duke akuzuar presidentin e Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza, se po përfitonte fonde në mënyrë të paligjshme dhe po i shpërdoronte ato me familjarë të tij, ndërsa...

Vjen medalja e katërt për Shqipërinë, shkodrani Erkand Qerimaj fiton argjend në shkëputje

0
Shqipëria ka fituar një tjetër medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”. Suksesi këtë herë vjen nga peshëngritja, me Erkand Qerimajn që ka marrë medaljen e argjendit në stilin e shkëputjes në peshat 73 kg, në një garë që nuk...

Ish-trajneri Kalleshi shpreh keqardhjen për Romela Begajn: E helmuan me doping për të fituar...

0
Tashme eshte mesuar se Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar me 8 vjet përjashtim peshengritesen shqiptare Romela Begaj, ngaqe rezultoi pozitive në testet anti-doping gjatë Botërorit të vitit 2017. Përgjigjet e testeve u bënë të njohura në fillim të vitit...