Sulmuesi shkodran Jasmin Raboshta zyrtarizohet në Turqi

Jasmin Raboshta ka lënë Shqipërinë dhe do të luajë në Turqi sezonin e ardhshëm. Sulmuesi shkodran ka nënshkruar sot dhe është prezantuar si një goditje e klubit turk. Rraboshta vjet ishte pjesë e Bylisit, skuadër që luftoi deri në javën e fundit për tu ngjitur në Superiore, por në fund u mund nga skuadra e Lushnjes.
Salihi shënon edhe dygolësh. Tre ndeshje, tre gola në Austri

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi vazhdon të shënojë në kampionatin austriak të futbollit. Këtë gjë e ka bërë edhe në ndeshjen e së premtes, atë të vlefshme për javën e tretë të këtij kampionati teksa ka shënuar një dygolësh duke ndihmuar ekipin e tij të fitojë me rezultatin 3-2. Ndeshja është luajtur në transfertë, pikërisht në fushën e Austria Listenau.
Andrea Isufaj i shënon gol Mançester Sitit

Andrea Isufaj është një futbollist i talentuar shqiptar, i cili këtë verë ka nënshkruar me skuadrën e Chievos. 17-vjeçari ka spikatur që në verën e kaluar kur ishte pjesë e Arezzos, dhe nga 1 korriku luan me 19 vjeçarët e Chievos.
Hamdi Salihi “s’e harron zanatin”. Shënon supergol në Austri

Mosha kalon, por klasi mbetet. Hamdi Salihi, është si ajo vera që sa më e vjetër aq më e mirë bëhet. Sulmuesi shkodran ka shënuar sot një gol të shkëlqyer në suksesin 4-0 të ëiener Neustadt kundër Blau-ëeiß Linz në shtëpi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka dyfishuar shifrat në minutën e 33’ të takimit duke e shfrytëzuar në maksimum krosin e Ljubicic nga e djatha dhe me kokë e dërgon topin në trekëndëshin e portës nga hyrja e zonës.
E BUJSHME/ Juventus 40 milionë euro për Hysajn, Napoli e refuzon

Juventusi kërkon të bëjë sërish merkato te Napoli. Bardhezinjtë së fundmi po shfaqin interes për Elseid Hysajn. “Corriere del Mezzogiorno”, i ka dedikuar një shkrim mbrojtësit të përfaqësues sonë. “Juve troket te Napoli, këtë herë dëshiron Hysajn, por Napoli ka thënë jo”, shkruan gazeta italiane.
De Laurentis e largon Hysajn nga stërvitja me helikopter

Skuadra e Napolit ka zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri në zonën e Dimaros. Presidenti i Napolit u ka dhënë disa ditë të tjera pushim futbollistëve të tij, teksa pjesa më e madhe e tyre janë larguar nga aeroporti i Veronës. Diçka e tillë nuk ka ndodhur me Hyajn dhe disa futbollistë të tjerë të cilët janë trajtuar ndryshe.
Gëzim Dimnaku, atleti shkodran që vazhdon të thyej rekorde në Kanada

Rekordet dhe sukseset e atletit shkodran Gëzim Dimnaku vazhdojnë në Kanada, shtetin ku ai jeton prej vitesh. Kështu në garat e zhvilluara ditën e sotme në kategorinë Masters, ai ka arritur të zërë tre vende të para dhe njëkohësisht të thyejë edhe rekordet e kampionatit. Aktiviteti i sotëm ka qenë kampionati i kanonit të Albertes në këtë vend dhe natyrisht që interesi ka qenë shumë i madh nga sportistët veteranë.
Sulmuesi shkodran Sindrit Guri pëlqehet nga Sherif Tiraspol

Sulmuesi i Kukësit Sindrit Guri është pëlqyer nga drejtuesit e Sherif Tiraspol dhe mësohet se ata i kanë bërë një ofertë kukësianëve për ta marrë. Kujtojmë këtu se këto dy skuadra u ndeshën me njëra- tjetrën pak ditë më parë për Ligën e Kampioneve dhe ishin moldavët ata që kaluan në turin tjetër. Por jo vetëm kaq.
Arbëreshët, në Shkodër për Shqipëri-Itali

Të gjithë e mbajnë mend atmosferën në Palermo në marsin e këtij viti, teksa arbëreshët e kthyen në festë pragndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, fituar nga Azurrët. Pas atyre momenteve emocionuese të përjetuara në Hora të Arbëreshëve, një delegacion i komunitetit shqiptar që jeton prej më tepër se pesë shekujsh në Itali, u paraqit në selinë e FSHF-së.
Hamdi Salihi rikthehet në Austri. Debuton me Wiener Neustadt

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi rikthehet të luajë në kampionatin austriak të futbollit pas disa vitesh mungesë. E ka bërë një gjë të tillë pasditen e djeshme kur ka debutuar për ekipin e tij të ri ëiener Neustadt. Ndonëse nuk ka shënuar, ai ka qenë protagonist me lojën dhe rastet e krijuara.



















