Vajushi: Liteksi refuzoi 1 milionë euro për kartonin tim

Futbollisti shkodran Armando Vajushi ka filluar të bëhet protagonist i merkatos bullgare. Në adresë të skuadrës së tij Liteks, kanë filluar të vijnë ofertat e para pikërisht për këtë lojtar. Këtë e ka pohuar vetë ai në një intervistë të dhënë dje për gazetën "Panorama Sport". Sipas vetë Vajushit, Liteksi ka refuzuar një ofertë prej 1 milionë euro por drejtuesit e tij duan sërish më tepër. Ja intervista e plotë e këtij futbollisti:

Liteksi fiton 4-1. Vajushi luan titullar, Hasani 34 minuta

Liteks Lovech ka arritur një fitore të thellë sonte në ndeshjen e rradhës të kampionatit bullgar të futbollit. Ai ka pritur në fushën e tij Çerno More Varna dhe e ka mundur atë me rezultatin 4-1. Edhe në këtë ndeshje, ashtu si në gjithë të tjerat, mesfushori shkodran Armando Vajushi ka luajtur titullar për 90 minuta. Ndonëse ai nuk ka shënuar, ka qenë protagonist me lojën e tij dhe pasimet e dhëna për shokët  tij të skuadrës. Por përveç Vajushit, në këtë ndeshje ka luajtur edhe shkodrani tjetër Edon Hasani.

Bala merr një 11-metërsh sonte dhe luan 90 minuta për Spartën

Sulmuesi shkodran Bekim Bala ka qenë titullar edhe në ndeshjen e rradhës të kampionatit çek të futbollit, atë që skuadra e tij Slavia e Pragës ka luajtur në transfertë me ekipin Mlada Boleslav. Madje, bjondi shtatëlartë ka lënë gjurmë...

Izmiri, një Balë tjetër në provë tek Sparta e Pragës në Çeki

Pas Bekim Balës, tek Sparta e Pragës mund të përfundojë edhe djali I xhaxhait të tij. Bëhet fjalë për Izmirin I cili prej disa ditësh ndodhet në provë tek kjo skuadër. drejtuesit e klubit çek, sigurisht pasi kanë mbetur të kënaqur me performancën e Bekimit I cili mbërriti në verë tek ata, I kanë besuar fjalëve të tij për të marrë në provë edhe Izmirin. Lajmi bëhet I ditur nga vetë klubi polak në faqen e tij zyrtare. Nga sa flitet në Shkodër, lojtari kishte shkuar për një provë 5 ditore por po bëhen 10 ditë dhe ai vazhdon të jetë në Pragë. Kjo do të thotë se ai provën e parë me shumë mundësi e ka kaluar. Si rrjedhojë I këtij udhëtimi drejt Çekisë, Balaj ka munguar në ndeshjen e fundit të ekipit të të rinjve të Vllaznisë, atë të luajtur ndaj Flamurtarit.

Vajushi, 67 minuta në fushë për Liteksin sot për Kupë

Në Bullgari sot janë luajtur ndeshjet e para për turin 1/16 të Kupës së këtij vendi dhe sipas shortit të hedhur më parë, skuadra e shkodranit Armando Vajushi- Liteks është ndeshur me Lokomotivën e Plovdivit. Ndeshja është luajtur në fushën e kësaj të fundit dhe është dominuar nga Liteks por në fund është sigluar barazimi 1-1. Siç raportojnë mediat bullgare, loja është dominuar tërësisht nga skuadra e drejtuar nga trajneri Hristo Stoiçkov por ka munguar vetëm goli.

Xhevahir Sukaj shënon sërish gol për Sepahanin në fitoren 4-3

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj është shfaqur sërish si protagonist me golat e tij në kampionatin iranian me skuadrën e tij Sepahan. Ai ka shënuar edhe sot pasdite në takimin e luajtur në transfertë ndaj një tjetër ekipi pretendent, gol ky që është i gjashtë në kampionatin e sivjetëm. Ndeshja e sotme ka qenë shumë e rëndësishme dhe është fituar prej saj me rezultatin 4-3. Sepahani luante në transfertë me ekipin Naft Teheran, i cili kishte të njëjtën kuotë pikësh- 21 sa dhe skuadra e shkodranit. Në fakt takimi nuk ka nisur mirë për Sepahanin që për 16 minuta e sheh veten në disavantazh të dy golave por për skuadrën e tij mendon Sukaj që në minutën e 37-të ka ngushtuar shifrat.

Vajushi 90 minuta dhe lojë e mirë në fitoren 3-1 të Liteksit

Mesfushori shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një tjetër ndeshje të mirë në kampionatin bullgar duke luajtur në rradhët e Liteksit. Ai ka qenë për 90 minuta në fushë si titullar në takimin e ndeshje që Liteksi ka zhvilluar në transfertë me ekipin Montana dhe ka kontribuar me lojën e mirë në fitoren 3-1. Ndonëse nuk ka shënuar, Vajushi ka qenë protagonist me rastet që ka krijuar dhe paset e dhëna, ndërkohë që në fund të ndeshjes nuk ka qenë me fat sepse një top i gjuajtur prej tij, është larguar mbi vijën e portës nga një mbrojtjës.

Balaj, 28 minuta në fitoren e Spartës në Ligën e Europës

Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka luajtur 28 minuta në ndeshjen e mbrëmjes së sotme për skuadrën e tij e cila ka fituar 3-1. Ai nuk është preferuar nga minuta e parë nga trajneri i tij në ndeshjen e vlefshme për Europa League ndaj skuadrës izraelite Kiryat Shmonës. Mungesa e Balës që nga fillimi nuk është ndjerë ngaqë skuadra e Spartës së Pragës ka shënuar plot tre gola që në pjesën e parë. Balaj ka hyrë në fushë në minutën e 62-të në vend të Këeuke dhe ka qenë protagonist në tre momente duke rrezikuar seriozisht portën e izraelitëve të Kiryat Shmonës.

Sukaj 90 minuta sot në fushë në humbjen 1-4 të Sepahanit

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka luajtur për 90 minuta në takimin e sotëm të vlefshëm për kampionatin iranian të futbollit. Atë që skuadra e tij Sepahan ka luajtur në fushën e vet me një nga ekipet rivale, Teraktor Sazi. Ajo që çudit është se Sepahani ka humbur me rezultatin e thellë 1-4. Sukaj nuk ka mundur dot të shënojë në këtë ndeshje. Me këtë humbje, skuadra e tij është detyruar të lëshojë vendin e parë në renditje, pikërisht skuadrës me të cilën ka humbur sot. Sepahani ka arritur të grumbullojë 21 pikë përballë 23 të Teraktor por ka një ndeshje më pak se ajo dhe në rast fitoreje, mund të dalë sërish në vendin e parë.

Armando Vajushi dhe Edon Hasani, me pasaporta bullgare?!

Dy futbollistët shkodranë që luajnë për Liteksin, Armando Vajushi dhe Edon Hasani, shumë shpejt mund të paisen me pasaporta bullgare. Lajmi është bërë I ditur nga njerëz pranë këtyre lojtarëve të cilët pak ditë më parë kanë dorëzuar në klub edhe disa dokumenta që iu kanë kërkuar për këtë gjë. Konfirmimin e një lajmi të tillë në fakt e ka dhënë edhe vetë Vajushi që ekskluzivisht për gazetën  do të shprehej: