Hamdi Salihi, ofertë edhe nga Bryzhi

Prej ditësh kanë filluar të qarkullojnë lajme se sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare dhe i Rapidit të Vjenës Hamdi Salihi do lëvizë nga skuadra austriake. Fakti që ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me këtë ekip, ka bërë që shumë skuadra të hidhen në kërkim të tij. Flitet për pista angleze, gjermane, turke etj por së fundi ka dalë në skenë edhe Bryzhi i Belgjikës.

Elis Guri shpallet “Sportisti i vitit” në Bullgari

Mundësi shkodran Elis Guri është shpallur "Sportisti i vitit" në Bullgari duke marrë trofeun më të lartë të sportit bullgar në një ceremoni të zhviluar me këtë rast në Sofje. Guri gjatë vitit 2011 ka fituar medaljen e artë dhe është shpallur Kampion bote në mundje në garat e zhvilluara në Turqi dhe pikërisht ky sukses, i ka dhënë atij avantazhin e madh në krahasim me sportistët e tjerë bullgarë.

Feliks Kruja, shkodrani që kërkon suksesin edhe në ringun italian

Të gjithë e mbajnë mend grushtin e tij. Pikërisht me këto grushte, Feliks Kruja bëri emër për disa vite me rradhë në ringun shqiptar duke fituar kupa, medalje e tituj kampion të shumtë. Prej disa muajsh ai nuk është më pjesë e Vllaznisë. Ndodhet në Itali dhe atje po tenton të çajë në boksin e këtij vendi për të triumfuar sërish, edhe atje. Prej mëse një muaji stërvitet me ekipin më të mirë të këtij vendi- Celano Boxe të Xhenoas.

Dejan Zllatiçanin, djaloshi nga Vraka që shpallet kampion bote

Dejan Zllatiçanin është shpallur kampion bote në versionin ëBC. Në ndeshjen e zhvilluar në Podgoricë para pak ditësh, Dejan Zlatiçanin është shpallur fitues pas 12 raundeve vërtetë të forta.Përballë ka patur boksierin Godfrey Nzimande nga Afrika e Jugut. Në fund të ndeshjes, është paisur nga drejtuesit e kësaj federate edhe me gjerdanin e artë që jepet për kampionët e botës në peshat respektive. Dejan ka konkurruar në peshën 60 kg dhe është më i mirë sipas kësaj federate në këtë peshë.

Rudi Vata, trupi më i bukur i Bundesligës

Trajneri i ri i Vllaznise se Shkodres, Rudi Vata gezon nje respekt te madhe ne Gjermani. Vata ne vitin 1998 erdhi ne FC Energie Cottbus dhe kete skuader qe kishte ardhur nga kategoria e trete pas dy vitesh e ngriti ne Bundesliga. Ne 81 ndeshje sa luajti me FC Energie Cottbus, media gjermane e ka cilesuare si "Mister Body" von Bundesliga.

Senad Lekaj, oferta nga dy ekipe kosovare

Luan nga fillimi i sezonit për ekipin e Trepçes dhe ka bërë një figurë përgjithësisht të mirë. Aq sa ai që tani ka marrë dy oferta nga dy ekipe të tjera të Superligës së Kosovës. Bëhet fjalë për ekipin Trepça '89 që ndodhet në vendin e katërt të renditjes dhe ai i Vllaznimit të Gjakovës që mban vendin e dytë. Bëhet fjalë për futbollistin shkodran Senad Lekaj. Ai pas një përvoje tek Vllaznia me të cilën është ende nën kontratë, sezonin e kaluar luajti si i huazuar tek Ada.

Edmond Doçi, tjetër gol në San Marino

Futbollisti shkodran Edmond Doçi vazhdon të jetë i papërmbajtshëm për skuadrën e tij në San Marino- Tre Fiore. Ai ditën e djeshme ka shënuar sërish për të duke kontribuar në fitoren 3-1 ndaj njërës prej skuadrave rivale për titull Tre Pene. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 3-1 për skuadrën e Doçit, e cila pas kësaj fitoreje, vazhdon të ruajë sërish vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Edmond Doçi, golashënuesi më i mirë në San Marino

Futbollisti shkodran Edmond Doçi nga fillimi i këtij sezoni ka nisur një karrierë të re. Pikërisht në San Marino me ekipin kampion të këtij vendi "Tre Fiore". Ai ka firmosur një kontratë njëvjeçare me këtë ekip. Por e veçanta e Doçit tek kjo skuadër është se ai për momentin është golashënuesi kryesor i saj. Madje më i miri edhe në kampionatin e San Marinos.

Salihi e Bala, golat për Kombëtaren dhe Shpresat

Dy futbollistë shkodranë kanë shënuar në ndeshjet e djeshme të ekipeve tona kombëtare, atij përfaqësues të të rriturve dhe atij Shpresa. Hamdi Salihi ka shënuar të vetmin gol të kombëtares sonë në ndeshjen ndaj Rumanisë duke treguar edhe njëherë tjetër se vazhdon të mbetet njeriu-gol i këtij ekipi ndërkohë që Bekim Bala ka shënuar njërin nga tre golat e Shpresave në Poloni.

Salihi shënon sërish për Rapidin

 

Ka shënuar sërish Hamdi Salihi. E ka bërë këtë edhe dje kur e ka dërguar topin në rrjetë vetëm 70 sekonda pasi hyri në fushë si zëvendësues. Me golin e tij, Rapidi i Vjenës barazoi momentalisht rezultatin ndaj Admira Vaker sepse në fund ka pësuar edhe një gol tjetër dhe e ka humbur ndeshjen 4-3.