Bruno Kola dhe Vllaznia tjetër fitore në Rrethin Çiklistik

0

Tre etapa, tre fitore të çiklistëve të Vllaznisë si individ por edhe si ekip. Kjo është ecuria e shkëlqyer e ekipit shkodran që po dominon në etapat e deritanishme të Rrethit Çiklstik të Juniorëve që është duke u zhvilluar nga FSHÇ. Etapa e sotme ka qenë ajo Fier- Cakran- Vlorë.

‘Rozafa Tenis Cup’, turneu model dhe më i veçanti që po organizohet në Shkodër

0
Ka nisur prej pak ditesh ne Shkoder turneu i tenisit "Rozafa Tenis Cup". Nje turne i cili eshte i pari i ketij lloji qe zhvillohet jo vetem ne Shkoder, por ne mbare rajonin dhe e veçanta e tij eshte...

Të shtunën në Shkodër turneu ndërkombëtar “Nënë Tereza” i moshave në xhudo

0
Të shtunën do të zhvillohet në Shkodër edicioni i rradhës i turneut ndërkombëtar të xhudos për fëmijë i emërtuar "Nënë Tereza". Ndryshe nga vitet e tjera kur ky aktivitet është zhvilluar nga "Albania Judo Kodokan", me mbështetjen e Sporklub...

Nis Rrethi i 71-të, Bruno Kola i 4-ti në etapën e parë

0

Me etapën Tiranë- Shkodër ka startuar sot Rrethi I 71-të Çiklistik I Shqipërisë. Në këtë Rreth marrin pjesë çiklistë të 11 ekipeve nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia dhe Serbia. Ndër ekipet shqiptare natyrisht që merr pjesë edhe Vllaznia e drejtuar nga trajneri Sabetin  Hoxha dhe me tre sportistët e rinj Bruno Kola, Riad Ferhati dhe Sabah Alija. Gara e sotme, ndonëse është zhvilluar në kushte atmosferike shumë të vështira me reshje shiu, çiklistët kanë pedaluar me një ritëm të lartë dhe në Shkodër kanë mbërritur për 2 orë e 15 minuta, me nje shpejtesi mesatare prej 41 kilometrash ne ore.

Vllaznia në taekondo kampione e Shqipërisë me fëmijët

0
Vazhdojne sukseset e taekondisteve te Vllaznise. I rradhes ka qene ai ne kampionatin e femijeve qe u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Kampionati ky i vlefshem për kategorinë e fëmijëve mosha 6-11 vjeç. Në këtë kampionat morën...

Tre tituj kampionë për çiklistët e Vllaznisë në garat e kampionatit kombëtar

0
Çiklistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje të mirë në garat e kampionatit kombëtar të zhvilluara dy ditët e fundit në Elbasan. Rezultatet më të mira sidomos i kanë arritur çiklistët kadetë të cilët kanë zënë vendet e para...

Bruno Kola dhe Vllaznia e nisin mbarë. Fitojnë kupën “26 Marsi”

0
E para gare zyrtare e Federates Shqiptare te Çiklizmit per vitin 2018, ka qene kupa “26 Marsi”. E organizuar sot ne Kavaje ne bashkepunim me Bashkine e ketij qyteti, ajo eshte dominuar dhe fituar nga çiklistet shkodrane. Ne perfundim te gares...

Nis puna për aspirimin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

0

Pas shumë pritjesh, më në fund ka nisur puna për të kryer procesin e aspirimit dhe kondisionimit të pallatit të sportit “Qazim Dervishi”. Klubi shumësportësh Vllaznia ka shpallur fituesin e tenderit dhe firma fituese e tij ka nisur menjëherë nga puna për zbatimin e këtij projekti. Thuajse është kryer gjysma e punës deri tani teksa janë vënë tubat e aspirimit në njërën anë të fushës dhe tashmë do bëhet edhe në anën tjetër. Ajo që mbetet është edhe vënia në punë e gjeneratorëve që do thithin ajrin e ambjentit Brenda. Gjërat duket se po shkojnë mbarë dhe mendohet që për një periudhë 10 ditore, I gjithë ky proces të mbyllet dhe më pas gjërat do jenë në rregull.

Katër sportistë shkodranë pjesmarrës në Lojërat Europiane

0

Në rradhët e delegacionit shqiptar që do të marrë pjesë në Lojërat e I-ra Europiane që do të zhvillohen në datat 12-28 qershor në Baku të Azerbajxhanit, natyrisht që nuk mund të mungonin edhe sportistët shkodranë. Janë jo pak por katër të tillë dhe për koinçidencë, të katër ato i takojnë atletikës. Bëhet fjalë për kampionin dhe rekordmenin e garës së kërcimit së gjati Izmir Smajlaj si dhe për Ardit Rashin, Mario Shestanin dhe Gledis Hallunin.Pjesë e kësaj liste është edhe boksieri vlonjat që konkurron për Vllazninë Rexhildo Zeneli ndërkohë që ka qenë i planifikuar edhe boksieri shkodran Kristian Demaj por ai për arsye dëmtimi, e ka patur të pamundur për të qenë pjesë e këtyre Lojërave.

EUGERT ZHUPA, LAMTUMIRË ÇIKLIZMIT

0
Me një njoftim në faqen e tij në facebook, çiklisti shqiptar lajmëron vendimin e vështirë. Eugert Zhupa, çiklist shqiptar në Itali, i ka thënë mjaftë karrierës së tij sportive. Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në facebook, Zhupa...