Tre medalje nga xhudistët shkodranë në një turne në Rumani

0

Xhudistët shkodranë të Vllaznisë dhe Vau Dejësit kanë bërë një paraqitje të shkëlqyer në turneun ndërkombëtare "Judo Cup Drobeta" të zhvilluar sot në Rumani. Ata kanë arritur të marrin 3 medalje, dy argjendi dhe një bronzi ndonëse pjesmarrës kanë qenë rreth 1 mijë sportistë nga Mali i Zi, Rusia, Bosnja, Shqipëria, Rumania, Bullgaria, Maqedonia dhe Serbia. Kështu, Lurian Kaçi ka konkurruar në peshën 66 kg dhe ka arritur të zërë vendin e dytë pas 2 ndeshjeve të fituar dhe vetëm ndeshjes finale të humbur pas një faulle të dhënë nga ana e gjyqtarit.

Shqipëria e nis mbarë Turin e 76-të Çiklistik. Ylber Sefa është fituesi i etapës...

0
Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Turi i 76-të Çiklistik i Shqipërisë në të cilin marrin pjesë 11 ekipe profesioniste nga mbarë Europa dhe përveç tyre edhe Kombëtarja e Shqipërisë. Pikërisht pjestari i saj- Ylber Sefa është...

Terren i ri sportiv në Shkodër, modelja e njohur investon në qytetin e origjinës

0
Shkodra do të ketë një terren te ri sportiv për basketbollin dhe volejbollin, këtë herë të dhuruar nga modelja Angela Martini, në datën e lindjes së saj. Pasditen e djeshme është inauguruar fusha dhe këndi i lojrave të pozicionuar...

Mundësi i Vllaznisë Alban Sykaj shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë dhe sportisti më...

0
Dy dite me pare ne Lezhe eshte zhvilluar Kupa e Shqiperise ne mundjen e lire per grupmoshat U15 dhe U17 dhe ndeshjet e ketij aktiviteti jane organizuar ne sallen sportive "Pellumb Gila" te Lezhes. Kane marre pjese 70 mundes te...

Tjetër sukses për karateisten lezhjane Mikela Skandaj në Itali

0
Sportistja me origjine nga Lezha Mikela Skandaj ka vijuar me sukseset e saj ne Itali. Karateistja që i është përkushtuar këtij sporti, konkuroi një ditë më parë në garat e Turneut Ndërkombëtar të karatesë të zhvilluar në Verona të...

Ardit Vorfa: Kthehem për të ringritur ekipin e Vllaznisë

0

Ish-kapiteni i Vllaznisë në sportin e çiklizmit, Ardit Vorfa, pas një shkëputje të gjatë është rikthyer sërish si pjesë e këtij ekipi. Ai vetë është shprehur mjaft optimist për lëvizjen që ka bërë, ndërsa ka ardhur me dëshirën e mirë për të ngritur sa më lart të jetë e mundur vlerat e sportit të çiklizmit në Shkodër.
“U riktheva dhe një herë me objektiva të qarta për veten dhe për skuadrën time të zemrës, Vllazninë, - ka deklaruar ai për mediat sportive të ditës. - Si ish-kapiten i kësaj skuadre them se kemi forca të ia rikthejmë dhe një herë emrin e madh që ka Vllaznia në këtë sport.

Sot nis Rrethi Çiklistik. Vllaznia pretendente si ekip dhe si individ

0

Paraditen e sotme do të nisë Rrethi i Parë Çiklistik për juniorë dhe kadetë. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur të punojë dhe të investojë tek çiklistët e së ardhmes meqë po rritet një brez i talentuar sportistësh dhe për këtë arsye, ka vendosur të organizojë për herë të parë një Rreth të tillë. Pjesmarrës do të jenë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë dhe padyshim që është edhe Vllaznia.

Elsajed Guri, edhe sporti i mundjes nxjerr kampionë në Shkodër

0

Përveç basketbollit, në Shkodër ka edhe të tjerë kampionë. Një ndër ta është edhe mundësi 17 vjeçar Elsaed Guri I cili pak ditë më parë, në kampionatin e moshës së tij përveçse ka dalë kampionë, është vlerësuar edhe si sportisti më I mirë I Shqipërisë. Në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, Guri që është pjestar I familjes së njohur që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj në këtë sport, shpreh ëndërrat e tij për karrierën në vazhdim. "Suksesi në kampionatin e fundit ku u shpalla kampion në peshën time dhe u vlerësova si sportisti më i mirë i aktivitetit, ma kanë shtuar dëshirën për të bërë gjëra të mira edhe në të ardhmen. Kuptohet që ëndërra ka shumë por unë kam një dëshirë të madhe: të bëhem kampion bote si kushëriri im- Elis Guri"- ka thënë Elsaedi.

Mundësi i Vllaznisë Klevis Koçeku vend të parë në Kupën e Shqipërisë U20

0
Ka rezultuar shume i suksesshem konkurrimi ne Kupen e Shqiperise U20 per mundesin e Vllaznise Klevis Koçeku. Ai ka konkurruar ne peshen 74 kg dhe ka arritur t'i sfidoje te gjithe rivalet e tij duke zene ne fundin vendin...

U shpall kampione bote me Shqipërinë, ja sa milionë do të përfitojë Abakarov për...

0
Me paraqitjen e realizuar në Kampionatin Botëror, Zelimkhan Abakarov bëri krenar të gjithë Shqipërinë, që feston një titull kampion bote për herë të dytë në histori në të gjitha sportet, pas të artës së peshëngritësit Briken Calja në stilin...