Dy notaret shkodrane Marku e Borshi, kampione me ekipe të tjera

0

Noti në Shkodër ka qenë traditë edhe për vetë historinë e këtij qyteti të rrethuar nga të katër anët prej ujërave. Por vitet e fundit nuk ka ndodhur kështu. Për këtë arsye, Vllaznia në këtë sport, pavarësisht shumë përpjekjeve nuk ka arritur asnjëherë të kthehet në elitë. Edhe disa sportistë cilësorë shkodranë që janë në qarkulli, detyrohen të garojnë për ekipet e qyteteve të tjera. Ka ndodhur kështu edhe në kampionatin e fundit kombëtar të zhvilluar dje në Tiranë ku Rovena Marku dhe Noel Borshi janë shpallur kampione të vendit me të rriturat duke mos përfaqësuar ekipin e Vllaznisë por ato të Teuta Swimming dhe të ekipit privat Tornado.

Kupa “Agim Tafili”, zhvillohet edicioni i tretë i saj

0

Për të tretin vit me rradhë, është zhvilluar kupa me emrin “Agim Tafili”, në nderim të legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar. Aktiviteti I organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, edhe këtë vit ka patur mbështetjen e Komunës Berdicë, e cila ka respektuar në maksimum djalin e kësaj zone. Gara ka nisur paraditen e sotme në Tiranë dhe çiklistët kanë mbërritur në Shkodër në orët e mesditës.

Më 6 qershor edicioni i tretë i kupës “Agim Tafili”

0

Të shtunën e ardhshme do të zhvillohet  edicioni I rradhës I kupës “Agim Tafili” në çiklizëm. Ky do të jetë edicioni I tretë I kësaj kupe, që zhvillohet në nderim të legjendës së këtij sporti të ndarë nga jeta pikërisht tre vite më parë. Federata Shqiptare e Çiklizmit nuk ka hequr dorë nga organizimi I saj pavarësisht vështirësive financiare dhe sapo I është hapur fondi nga Ministria përkatëse, menjëherë ka vendosur që më 6 gusht ta zhvillojë atë. Itinerari I kësaj gare do jetë ai Tiranë- Shkodër dhe në të do të marrin pjesë sportistët më të mirë të vendit.

Hoxha: Po mundohem të rikthej Vllazninë e madhe në çiklizëm

0

Çiklizmi shkodran po kalon një moment aspak të mirë megjithatë në këto momente, një ish-sportist I Vllaznisë së viteve ’80, Sabaudin Hoxha, ka marrë përsipër një mision të ëvshtirë për ringritjen e tij. Në një intervistë për gazeten shkodrasport.com, ai ka bërë publike edhe vështirësitë që po hap për ringritjen e këtij ekipi. Pengesat janë të mëdha, që nga mungesat e bazës materiale, trafiku I rënduar në të cilin stërviten sportistët e shumë gjëra të tjera, thotë trajneri Hoxha për gazetën.

Franc Ashiku zë vendin e dytë në kampionat, është nënkampion

0

Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku ka zënë vendin e dytë dhe është shpallur nënkampion i Shqipërisë në garat e kampionatit kombëtar individual të zhvilluar ditët e fundit dhe në të cilin kanë marrë pjesë shahistët më të mirë të vendit. Rivaliteti ka qenë i madh megjithatë Ashiku ia ka dalë me sukses të lërë pas disa emra të njohur të këtij sporti si Aleksander Paci, Shkëlqim Çela, Eglantina Shabanaj, Lorenc Rama, Rozana Gjergji etj.

Elsajed Guri, edhe sporti i mundjes nxjerr kampionë në Shkodër

0

Përveç basketbollit, në Shkodër ka edhe të tjerë kampionë. Një ndër ta është edhe mundësi 17 vjeçar Elsaed Guri I cili pak ditë më parë, në kampionatin e moshës së tij përveçse ka dalë kampionë, është vlerësuar edhe si sportisti më I mirë I Shqipërisë. Në një intervistë për gazetën www.shkodrasport.com, Guri që është pjestar I familjes së njohur që ka nxjerrë kampionë të mëdhenj në këtë sport, shpreh ëndërrat e tij për karrierën në vazhdim. "Suksesi në kampionatin e fundit ku u shpalla kampion në peshën time dhe u vlerësova si sportisti më i mirë i aktivitetit, ma kanë shtuar dëshirën për të bërë gjëra të mira edhe në të ardhmen. Kuptohet që ëndërra ka shumë por unë kam një dëshirë të madhe: të bëhem kampion bote si kushëriri im- Elis Guri"- ka thënë Elsaedi.

Xhovani Shkoza medalje ari në turneun ndërkombëtar të Kroacisë

0

Xhudisti i Vllaznisë Xhovani Shkoza ka zënë vend të parë dhe ka marrë medalje ari në turneun ndërkombëtar të xhudos të zhvilluar sot në Split të Kroacisë. Turneu i emërtuar "Mario Zebiç" ka shënuar një pjesmarrje të madhe sportistësh nga shumë shtete të Ballkanit por edhe ekipe të tjera europiane. Shqipëria është përfaqësuar në të me tre sportistë. Kështu Reoland Vasija duke konkurruar në peshën 46 kg ka zënë vend të dytë me tre ndeshje të fituar dhe një të humbur në finale. Damian Çuni ndërkohë në peshën 38 kg ka zënë vend të tretë me dy ndeshje të fituar dhe një të humbur duke marrë kështu medalje bronzi.

Rama premtim para Erkandit: Do ndërtojmë Parkun Olimpik

0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me sportistët në Kryeministri, ku u prezantua edhe mjedisi i ri stërvitor për peshëngritësit dhe mundësit si dhe Parku Olimpik i Tiranës.Keshtu raporton ATSH ne nje lajm te dites se sotme.“Dyert e kësaj godine u hapën sot për kampionë të mëdhenj, për talente që do të jenë kampionë në të ardhmen, dhe për të gjithë ata që në rolin e drejtuesve të Federatave, në rolin e mësuesve të tyre, të prindërve, janë këtu sot bashkë me ne drejtuesit e sotëm të këtij vendi që kemi vendosur ta bëjmë sportin një nga instrumentat e rëndësishëm të rilindjes së vendit dhe ripërtëritjes së shoqërisë.

Vllaznia fituese e turneut ndërkombëtar të xhudos

0

Vllaznia është shpallur fituese e turneut të gjashtë ndërkombëtar të xhudos, zhvilluar ditën e shtunë në Shkodër. Ky ka qenë turneu më I madh I zhvilluar ndonjëherë, me pjesmarrjen e sportistëve nga Kroacia, Mali I Zi, Maqedonia, Kosova si dhe të ekipeve të Vllaznisë dhe Vau Dejësit. Të pranishëm në këto ndeshje kanë qenë plot 220 sportistë e kjo tregon për konkurrencën e madhe që ka patur në ndeshjet e zhvilluara.

Më 19 prill turne i gjashtë ndërkombëtar i xhudos në Shkodër

0
Edhe këtë vit në Shkodër do të zhvillohet turneu ndërkombëtar në sportin e xhudos, I emërtuar kupa “Vllaznia”. Ky do të jetë edicioni I...