Vllaznia siguron gjysmëfinalen e Kupës. Pret kundërshtarin e rradhës

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur edhe fitoren e tretë në kupën e Shqipërisë. Në ndeshjen e rradhës të luajtur në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, ajo ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Skënderbeut të Korçës. Me këtë fitore, tashmë edhe zyrtarisht shkodranët e shohin veten në gjysmëfinale të Kupës ndonëse kanë për të luajtur edhe një takim tjetër në grup, pikërisht ndaj Elbasanit. Por pavarësisht rezultatit të tij, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi, kanë siguruar daljen në turin tjetër. Përballja me korçarët ka qenë vendimtare për këtë gjë. Vllaznia në fakt nuk e ka patur aspak të vështirë ta fitojë atë. Seti I parë është mbyllur në shifrat 25 me 14 dhe me të njëjtin rezultat është mbyllur edhe seti I dytë.

Vllaznia e mbyll me fitore fazën e dytë të kampionatit. Mund 3-1 Skënderbeun

0
Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka mbyllur fazën e dytë të kampionatit me fitore teksa ka mundur me rezultatin 3-1 ndaj Skënderbeut në ndeshjen e luajtur në Korçë. Ndeshja nuk ka nisur mirë për shkodranët. Ka qenë Skënderbeu i...

Vllaznia pjesmarrëse në Kupën e Federatës

0

Ekipi i Vllaznisë do të marrë pjesë në Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit e cila nis sot në Durrës. Përveç saj, pjesmarrëse janë edhe ekipet e Teutës, Studentit, Tiranës si dhe dy ekipet kosovare të Therandës dhe Besës së Pejës.

VIDEO/ Edna Erkoçi: Në Shqipëri s’ kemi rivalë, do jemi kampione absolute

0
Vllaznia e volejbollit te femrave ka nisur nje sezon te suksesshem me te gjitha ekipet e saj dhe rradha ka qene per ate U20 qe te fitonte ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Skenderbeut me rezultatin e...

Vllaznia humb gjysmëfinalen e parë ndaj Studentit. Nesër e dyta

0

Pasditen e djeshme është luajtur në Tiranë ndeshja e parë gjysmëfinale e ply off-it të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj në mes Studentit dhe Vllaznisë. Ekipi shkodran ndonëse është munduar mjaft të bëjë diçka më shumë, nuk ia ka arritur ta marrë qoftë edhe një set të vetëm. Skuadra kampione në fuqi- Studenti, i ka fituar të tre setet në shifrat 25-17, 25-19 dhe 25-16 duke fituar krejt ndeshjen me rezultatin e pastër 3-0.

Vllaznia mund edhe Skënderbeun. Merr fitoren e pestë rradhazi në kampionat

0
Vllaznia e volejbollit te femrave vijon paraqitjet shume te mira ne kampionat dhe faza e dyte e kampionatit duket se po flet vetem me gjuhen e shifrave pozitive per ta. Vajzat kuqeblu kane mundur sot edhe Skenderbeun dhe kjo ka...

Një pikë lë Vllaznia pa marrë Kupën pas plot 28 vitesh

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka qenë vetëm një pikë larg fitimit të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen finale ndaj ekipit të Partizanit, shkodranët kane bërë një paraqitje të shkëlqyer duke qenë shumë pranë fitimit të këtij trofeu. Finalja është zhvilluar në pallatin e sportit "Asllan Rusi" të kryeqytetit dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh të skuadrës së kuqe ndërkohë që kanë munguar ato të Vllaznja. Përballja në mes të dy ekipeve ka nisur e fortë dhe me shumë rivalitet.

VIDEO/ Sot Vllaznia luan gjysmëfinalen e parë ndaj Partizanit, presidenti Leqejza: Të tregojmë nivelin...

0
Vllaznia e volejbollit te meshkujve arriti qe te mundte Studentin pas tre ndeshjesh dhe te kualifikohej per ne gjysmefinalen e kampionatit, aty ku do te ndeshet me ekipin me te mire aktualisht te kampionatit, Partizanin. Ndeshja e pare do...

VOLEJBOLL/ Vllaznia U16 për femra nuk ia del të shpallet kampione. Renditet e dyta

0
Vllaznia U16 ne volejboll per femra nuk ia ka dale te shpallet kampione e Shqiperise per sezonin 2022-23, por eshte mjaftuar vetem me vendin e dyte, nderkohe qe kampion eshte shpallur ekipi i Korabit. Ndeshjet u zhvilluan me sistem grumbullimi...

Volejbollistët e Vllaznisë fitojnë lehtësisht në Elbasan

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore të lehtë pasditen e sotme ndaj Elbasanit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të kampionatit. Në fund të takimit që nuk ka zgjatur shumë, kuqeblutë e trajnerit Mikopli kanë fituar lehtësisht 3-0.