3 mijë tifozë në Korçë, Skënderbeu fiton finalen e tretë ndaj Tiranës

0
Faza play-off në volejboll për femra është duke luajtur pjesën më të bukur të sezonit. Në “Tamara Nikolla” të Korçës, Skënderbeu ka fituar 3-0 me sete (27-25, 25-17, 25-22) në finalen e tretë të sezonit, duke kaluar rezultatin e...

Vllaznia e meshkujve e nis kampionatin me fitore, mund 3-0 Teutën

0
Vllaznia e volejbollit të meshkujve e ka nisur me fitore kampionatin. Pas pushimit javën e parë për shkak të kalendarit, ditën e sotme ajo është ndeshur në Shkodër me Teutën të cilën e ka mundur me rezultatin e pastër...

Hidhet shorti i kampionateve. Vllaznia e meshkujve e nis me Elbasanin, femrat me Barletin

0
Ashtu sikurse ishte njoftuar, Federata Shqiptare e Volejbollit ka hedhur paraditen e djeshme shortin e sezonin 2021-2022. Ceremonia u zhvillua në sallën “Feti Borova” në Tiranë, e drejtuar nga krerët e FSHVsë, presidenti Erlind Pëllumbi dhe sekretari i përgjithshëm...

Ylli Tomori largon tre shkodranët nga grumbullimi i kombëtares

0

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj është e grumbulluar prej ditësh në Tiranë në prag të ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Botëror. Në rradhët e saj kanë qenë 18 volejbollistë por nga dita e djeshme, ka "patur shkurtime" në rradhët e saj. Nuk do jenë më në këtë grumbullim dhe interesant është fakti se nga 4 volejbollistët e larguar nga trajneri Ylli Tomori, tre janë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Niko Qafarenën, Atrid Milotin dhe Klaudio Qeraxhinë. Në kushte të tilla, tashmë në kombëtare nuk ka më asnjë volejbollist të Vllaznisë.

Volejboll meshkuj te rritur, faza pergadtiore ne Velipoje

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj i është drejtuar plazhit të Velipojës për të zhvilluar fazën përgaditore. Pas pushimeve të verës, volejbollistët e Vllaznisë janë përgaditur për të qënë të gatshëm për sezonin e ri 2011-2012. Shkodranët kanë qëndruar në Velipojë deri ne fund të muajit gusht, pra në një periudhë 10 ditore.

Hidhet shorti i gjysmëfinaleve të Kupës, Vllaznia do ketë përballë kampionët e Shqipërisë

0
Pas përfundimit të fazës eliminatore të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj dhe femra janë përcaktuar çiftet gjysmëfinaliste të këtij eventi. Në gjysmëfinale janë kualifikuar dy skuadrat e para të çdo grupi dhe sipas formulës këto janë përballjet...

Vllaznia për të rinj humb 2-3 finalen ndaj Farka Volej

0

Skuadra e të rinjve të Vllaznisë në volejboll nuk ka arritur të fitojë finalen e kupës së rinisë që sivjet ka mbajtur emrin Andrea Xhori. Në finalen e luajtur mesditën e sotme ata janë mundur me rezultatin 2-3 nga ekipi Farka Volej. Sipas informacioneve që marrim, ka qenë një ndeshje shumë e fortë dhe jo më kot, është dashur edhe seti final për të përcaktuar ekipin fitues. Pikërisht në këtë set, Farka Volej është treguar më e saktë duke e fituar atë dhe krejt ndeshjen. Po ashtu edhe kupën e vënë me këtë rast ndërkohë që Vllaznia është mbajtur me vendin e dytë.

Pëson infrakt, vdes duke dhënë mësim trajnerja e volejbollit Alda Kaçorri

0

Një lajm i hidhur ka ardhur sot për sportin shkodran. Është ndarë nga jeta në moshën 53 vjeçare një nga volejbollistet e njohura të Vllaznisë së viteve ’80, anëtare e ekipit kombëtar dhe njëkohësisht trajnerja e ekipit të të rejave të volejbollit të këtij klubi, Alda Kaçorri. Një vdekje e papritur e ardhur pas një infrakti që ajo ka pësuar teksa ishte në ambjentet e shkollës ”Ismail Qemali” ku jep mësim. Sigurisht që kjo gjë ka alarmuar kolegët e saj të punës, nxënësit të cilëve ka qenë duke u dhënë mësim, por askush nuk ka qenë në gjendje të bëjë gjë më tepër.

Gjino Mjeda: Vllaznia e humbi ndeshjen me gabimet e veta

0

Ndeshja Vllaznia- Partizani, e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 2-3, e vlefshme për turin gjysmëfinal të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, është ndjekur në shkallët e pallatit të sportit "Qazim Dervishi" edhe nga disa ish- volejbollistë të ekipit shkodranë në vite si Irfan Boriçi, Viktor Jubani, Gjino Mjeda, Artan Kalaja etj. Natyrisht që ata prisnin fitoren e ekipit të tyre por kjo nuk ka ndodhur dhe në fund kanë ndjerë zhgënjim sepse shkodranët humbën një mundësi mjaft të mirë për të dalë në finale.

Vllaznia- Teuta, luhet të enjten në “Qazim Dervishi”

0

Kryendeshje e volejbollit të meshkujve mes Vllaznisë e Teutës do të luhet ditën e enjte të kësaj jave. Dueli që ishte parashikuar të luhej të dielën e javës tjetër u shty për shkak se pallati i sportit “Qazim Dërvishi” kishte terren të rrëshqitshëm si shkak i kondicionimit të parketit nga lagështira. Në këtë mënyrë drejtuesit e të dy ekipeve në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit vendosen ta shtyjnë këtë ndeshje.