Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mund lehtësisht Mirditën

0
vllaznia ne volejboll per femra ka fituar pa shume veshtiresi ndaj Mirdites ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Ne "Qazim Dervishi" pasditen e sotme, vajzave kuqeblu nuk u eshte dashur as nje ore loje per te fituar...

Vllaznia për femra e nis me humbje kampionatin. Mundet 0-3 në Durrës

0

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e javës së parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Ramazan Njala" të Durrësit, vajzat shkodrane janë mundur 0-3 nga Teuta vendase. Seti i parë i ndeshjes ka fiksuar shifrat 25-13 dhe po këto shifra edhe seti i dytë ndërsa në të tretin kemi njëfarë përmirësimi të lojës së tyre dhe për rrjedhojë fiksohet rezultati 25-15. Një humbje e tillë sigurisht që ka qenë e pritshme ngaqë diferencat mes dy ekipeve janë të mëdha si në përbërje ashtu edhe në financa.

Vllaznia fiton lehtësisht 3-0 ndaj Elbasanit

0

Në kuadrin e javës së 14-të të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj, sot pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit tonë, është luajtur takimi në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Elbasanit. Ndeshja nuk ka patur shumë histori ngaqë volejbollistët shkodranë e kanë dominuar lojën dhe për rrjedhojë, kanë fituar lehtësisht. Vetëm në setin e parë ka patur pak rivalitet teksa në fund janë rregjistruar shifrat 25-21. Në të dytin epërsia ka qenë shumë më e madhe dhe elbasanasit kanë arritur të shënojnë vetëm 13 pikë përballë 25 të vendasve ndërsa në të katërtin vetëm 14.

Vllaznia U21 për meshkuj mund Tiranën në finale dhe fiton kupën ‘Rinia’

0
Pas suksesit te femrave, edhe ai i 21 vjeçareve te Vllaznise per meshkuj ka triumfuar mbremjen e sotme ne ndeshjen finale te Kupes "Rinia" ndaj Tiranes dhe ka merituar trofeun. Takimi eshte luajtur ne sallen sportive "Feti Borova" te kryeqytetit...

Nisin çerekfinalet e kampionatit, Vllaznia e të rejave synon titullin e katërt rradhazi

0
Këtë fundjavë do të nisin ndeshjet e turit çerekfinal në kampionatin kombëtar të volejbollit për të reja. Tetë skuadrat e kualifikuar nga ndeshjet në grupe, janë ndarë tashmë në dy grupe të tjera me nga katër skuadra secila. Ndër skuadrat...

Vllaznia mund 3-0 Elbasanin, femrat humbasin ndaj Partizanit

0

Java e fundit ka qenë e mbarë për ekipin e meshkujve të volejbollit të Vllaznisë të cilët kanë fituar në Shkodër ndeshjen e rradhës. Përballë tij ka qenë ekipi i Elbasanit dhe fitorja nuk është vënë për asnjë moment në dyshim teksa në fund të ndeshjes janë fiksuar shifrat 3-0.

Vendin e Artan Kalajës tek Vllaznia mund ta zërë një trajner malazez

0

Pas dorëheqjes së trajnerit Artan Kalaja nga drejtimi I ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, vendin e tij mund ta zërë një trajner malazez. Ndonëse ende nuk ka një emër konkret, kjo është ideja paraprake e drejtuesve të klubit shkodran. Për këtë arsye, fillimisht po shikohet mundësia për të parë se kush mund të jetë kandidatura më e përshtatshme dhe më pas, do të diskutohet edhe për anën financiare të kontratës dhe pasi të jenë mësuar të gjitha këto, atëherë do të vijohet puna për gjetjen e një sponsori që do të bënte të mundur marrjen përsipër të kontratës së tij. Largimi I trajnerit Kalaja në fakt erdhi disi I papritur për drejtuesit e klubit dhe megjithëse drejtori Kroqi për disa ditë me rradhë u mundua t’I ndryshonte mendjen, kjo nuk u bë e mundur.

Mark Kroqi e nis me humbje debutimin në pankinën e Vllaznisë

0

Ndryshe nga ekipi i femrave, ai i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur në “Qazim Dervishi” ndaj Studentit, volejbollistët shkodranë që tashmë drejtohen nga Mark Kroqi, nuk kanë bërë një paraqitje të mirë duke humbur me rezultatin 3-1. Në fakt, ndeshja nisi mirë për ta teksa kanë fituar setin e parë 26 me 24 por më pas, janë miqtë nga Tirana që fitojnë tre sete rradhazi duke fituar edhe krejt ndeshjen. Për trajnerin e Vllaznisë Kroqi sigurisht që është një humbje ku përgjegjësi kanë të gjithë, duke nisur nga ai vetë, megjithatë ai ka besim për ndryshim të situatës.

Kampionatet e moshave në tetor. Vllaznia edhe me vajzat

0

Federata Shqiptare e Volejbollit ka hedhur edhe shortin e kampionateve kombëtare të të rinjve dhe të rejave dhe e ka publikuar atë. Nga sa bëhet e ditur, ka shumë më tepër interes për kampionatin e të rejave. Janë rregjistruar për të marrë pjesë, po ashtu janë tashmë edhe pjesë e kalendarit plot 24 ekipe ndër të cilët edhe Vllaznia. Këto skuadra janë ndarë në 5 grupe dhe secili prej tyre do ketë nga 5 skuadra me përjashtim të grupit C ku merr pjesë Vllaznia. Ky grup do të ketë 4 skuadra teksa përveç asaj shkodrane janë edhe Minatori i Rrëshenit, Korabi i Peshkopisë dhe Iliria e Fushë Krujës.

VIDEO/ Vllaznia e volejbollit të femrave fazë përgatitore në Velipojë

0
Vllaznia e volejbollit te femrave e ka marre shume seriozisht pergatitjen per sezonin e ri. Ardhja e presidentit Florian Zekja ne krye te saj, ka ndryshuar shume gjera per mire dhe kete e tregojne faktet. Perpos kompletimit te ekipit me...