Vllaznia për femra fiton 3-0 në javën e dytë me Studentin

0

Vllaznia në volejboll për femra ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat. Pas humbjes së pësuar në ndeshjen e parë, atë të luajtur në Korçë me Skënderbeun, në javën e dytë ajo ka patur përballë ekipin e Studentit. Ndeshja është luajtur mesditën e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është mbyllur shpejt me fitoren e vajzave kuqeblu me rezultatin e pastër 3-0.

Vllaznia humb me set final në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë

0

Durrsakët mposhtën 3-2 Vllazninë ne ndeshjen gjysmefinale te Kupes se Shqiperise e luajtur pasditen e djeshme ne kryeqytet. Një sfidë mjaft e ekuilibruar dhe me rivalitet, emocionuese dhe me nivel të lartë, ku janë dashur pesë sete për të nxjerrë fituesin. Shkodranët i bëjnë një surprizë që në start Teutës, duke fituar setin e parë me shifrat 25- 22. Por, nënkampionët fillimisht përmbysën disavantazhin e setit të parë, duke fituar të dytin pa histori 25- 14. Vllaznia del sërish në epërsi me meritë 25-18.

Mark Kroqi e nis me humbje debutimin në pankinën e Vllaznisë

0

Ndryshe nga ekipi i femrave, ai i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, nuk i ka bërë një nisje të mirë kampionatit. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur në “Qazim Dervishi” ndaj Studentit, volejbollistët shkodranë që tashmë drejtohen nga Mark Kroqi, nuk kanë bërë një paraqitje të mirë duke humbur me rezultatin 3-1. Në fakt, ndeshja nisi mirë për ta teksa kanë fituar setin e parë 26 me 24 por më pas, janë miqtë nga Tirana që fitojnë tre sete rradhazi duke fituar edhe krejt ndeshjen. Për trajnerin e Vllaznisë Kroqi sigurisht që është një humbje ku përgjegjësi kanë të gjithë, duke nisur nga ai vetë, megjithatë ai ka besim për ndryshim të situatës.

Kalaja: Vllaznia s’ka lekë as për udhëtime jashtë Shkodre

0

 

 

Humbja me Tiranën dy ditë më parë nuk është se e ka shqetësuar shumë trajnerin e ekipit të volejbollit të meshkujve të Vllaznisë- Artan Kalanë. Skuadra që ai drejton është sërish brenda objektivave të saj dhe mbi të gjitha brenda garës për titullin kampion. Por ajo që e shqetëson këtë trajner është sërish i njëjti problem: mungesa e anës financiare. Ndonëse kemi hyrë në muajin e dytë të këtij viti, klubit shkodran ende nuk i kanë kaluar fondet e duhura për udhëtimet e ekipeve jashtë Shkodrës dhe në kushte të tilla, ekipet po udhëtojnë me fondet e tyre.

Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 në Shkodër nga Studenti

0

Mbrëmjen e sotme, është zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi' ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Studentit. Pritej një ballafaqim i fortë ngaqë përballeshin dy prej ekipeve më të mira të kampionatit por në fakt nuk është zhvilluar një ndeshje dhe aq shumë interesante. Vllaznia nuk është ngjitur dot në nivelin që duhej të ishte dhe për rrjedhojë ndeshja është fituar nga Studenti me shifrat 3-0.

Vllaznia për meshkuj fiton 3-1 në Korçë me Skënderbeun

0

Vllaznia fiton 3-1 në Korçë me Skënderbeun në volejboll për meshkuj.Në një takim të administruar të paktën në tre sete të kësaj ndeshje, sete që i ka fituar lehtësisht.Sa për atë se skuadra ka funksionuar mjaft mirë në të gjithë elementet e lojës aq dhe per ate se Skenderbeu tashme nuk eshte me ajo skuadra qe dikur i falte tjeter lezet kesaj loje.Ashtu si Vllaznia e dikurshme. Por,ajo çfare te bente te ndjeheshe mire duke pare ekipin shkodran ishte fakti se trajneri A.Kalaja kishte ne perberje te kesaj skuadre lojtare te cilet ishin ne maksimum ne loje.

Vllaznia fiton 3-2 në Rrëshen me kampionet në fuqi të vendit

0

Fitore me përmbysje e Vllaznisë në volejboll për femra, që dje mundi 3-2 kampionet e Minatorit në Rreshën, në një ndeshje mjaft interesante dhe me emocione. Megjithëse mirditoret kishin një avantazh të dyfishtë me sete nuk arritën të mbyllnin takimin në favorin e tyre, duke pësuar një përmbysje fantastike nga skuadra shkodrane, që korr suksesin e dytë radhazi dhe tashmë mendon për play off-in.

Vllaznia e meshkujve ndalet në Durrës. E mund 3-2 Erzeni

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka bërë një hap të gabuar në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në Durrës ndaj Erzenit. Ndonëse dy herë ka qenë në avantazh ndaj kësaj skuadre sërish nuk ka arritur ta ruajë atë dhe në fund është mundur 2-3.  Dy herë shkodranët kaluan në avantazh, por po dy herë u arritën nga shijakasit, që nuk hoqën dorë, duke bërë që emocionet dhe rivaliteti të ishin në kulm (dy sete u vendosën në shtesë). Mjaft i bukur edhe seti final, fituar 15-13 nga Erzeni, që në këtë mënyrë korr suksesin e 4-t sezonal dhe merr dy pikë, i lënë një pikë miqve nga Shkodra. Natyrisht që një humbje e tillë nuk pritej nga skuadra e drejtuar nga trajneri Kroqi megjithatë tashmë ky është një realitet. Kuqeblutë do ta mbyllin fazën e parë të kampionatit javën tjetër duke luajtur ndaj Elbasanit dhe sigurisht që do të kërkojnë fitoren për t'i bërë një mbyllje përgjithësisht të mirë fazës së parë të kampionatit në mënyrë që të kenë një ecuri krejt ndryshe në fazën e dytë të tij.

Anton Qafarena zyrtarisht pjesë e ekipit gjerman TV Buhl

0

Volejbollisti shkodran ka firmosur kontratën me ekipin e tij të ri, TV Buhl dhe zyrtarisht tashmë është pjesë e tij dhe shumë shpejt do të nisë stërvitjen me të. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman i cili përveçse i ka uruar mirëseardhjen, e ka siguruar se Buhl do të jetë shtëpia e tij e dytë. Natyrisht që një lëvizje e tillë konsiderohet shumë e rëndësishme për karrierën e 20 vjeçarit i cili prej 3 sezonesh ka qenë një ndër emrat më të spikatur të volejbollit shqiptar.

Policia s’i merr përsipër, shtyhen ndeshjet e volejbollit

0

Ndodh edhe kështu. Për shkak te angazhimit të policisë me ndeshjet e ekipeve kombëtare që po zhvillohen në Shkodër, ekipet sportive të këtij qyteti nuk duhet t'i luajnë ndeshjet e tyre të kampionateve. Kjo ngaqë policia nuk i merr përsipër ato ngaqë nuk ka mundësitë për ta bërë këtë gjë. Për këtë arsye, ndeshjet e nesërme të kampionateve të volejbollit, ajo Vllaznia- Lushnja për femra dhe Vllaznia- Studenti për meshkuj, nuk do të zhvillohen. Klubi shkodran ka lajmëruar Federatën për këtë problem duke ofruar edhe mundësinë e sigurimit të rendit në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" me Policinë Bashkiake por Federata nuk ka pranuar duke vendosur shtyrjen e këtyre ndeshjeve për javën e ardhshme, me shpresën se ky problemi me policinë do zgjidhet.