Policia s’i merr përsipër, shtyhen ndeshjet e volejbollit

0

Ndodh edhe kështu. Për shkak te angazhimit të policisë me ndeshjet e ekipeve kombëtare që po zhvillohen në Shkodër, ekipet sportive të këtij qyteti nuk duhet t'i luajnë ndeshjet e tyre të kampionateve. Kjo ngaqë policia nuk i merr përsipër ato ngaqë nuk ka mundësitë për ta bërë këtë gjë. Për këtë arsye, ndeshjet e nesërme të kampionateve të volejbollit, ajo Vllaznia- Lushnja për femra dhe Vllaznia- Studenti për meshkuj, nuk do të zhvillohen. Klubi shkodran ka lajmëruar Federatën për këtë problem duke ofruar edhe mundësinë e sigurimit të rendit në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" me Policinë Bashkiake por Federata nuk ka pranuar duke vendosur shtyrjen e këtyre ndeshjeve për javën e ardhshme, me shpresën se ky problemi me policinë do zgjidhet.

Vllaznia për femra fiton, ndërsa meshkujt munden me set final

0

Pasditja e sotme ka dhuruar dy ndeshje të kampionateve kombëtare të volejbollit në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës. E para ka qenë ndeshja e femrave në mes Vllaznisë dhe Minatorit të Rrëshenit. Vajzat shkodrane kanë luajtur më mirë dhe kanë fituar me rezultatin e pastër 3-0. Ata kanë udhëhequr setet që nga fillimi teksa kanë fituar të parin me rezultatin 25-19, ndërsa në të dytin dhe të tretin epërsia ka qenë më e madhe dhe ato janë mbyllur në shifrat 25-13 dhe 25-14. Me fitoren e sotme Vllaznia duket se ka siguruar përfundimisht vendin e gjashtë në kampionat.

Tifozëria shkodrane e shumtë në numër dje në ‘Qazim Dervishi’ në mbështetje të volejbollisteve...

0
Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i qytetit të Shkodrës ka pritur pasditën e djeshme një superndeshje të volejbollit të femrave. Fjala është për çiftin Vllaznia-Barleti Volley, i cili u fitua nga ekipi kuqeblu me rezultatin 3-1. Kjo ishte ndeshja e...

Anton Qafarena zyrtarisht pjesë e ekipit gjerman TV Buhl

0

Volejbollisti shkodran ka firmosur kontratën me ekipin e tij të ri, TV Buhl dhe zyrtarisht tashmë është pjesë e tij dhe shumë shpejt do të nisë stërvitjen me të. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi gjerman i cili përveçse i ka uruar mirëseardhjen, e ka siguruar se Buhl do të jetë shtëpia e tij e dytë. Natyrisht që një lëvizje e tillë konsiderohet shumë e rëndësishme për karrierën e 20 vjeçarit i cili prej 3 sezonesh ka qenë një ndër emrat më të spikatur të volejbollit shqiptar.

Vllaznia mund pastër 3-0 Skënderbeun

0

Ndeshja e fundit e fazës së grupit në volejboll për meshkuj, ajo mes Vllaznisë dhe Skënderbeut, është luajtur pasditen e djeshme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Shkodranët e kanë dominuar ndeshjen nga fillimi dhe deri në fund duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren. Seti i parë është mbyllur 25-14 në favorin  e tyre, ndërsa që epërsia ka ardhur duke u thelluar në dy setet e tjera kur Vllaznia ka fituar 25-13 dhe 25-12. Me këtë fitore, përfundimisht Vllaznia ka siguruar vendin e katërt pas fazës së katërt, duke qenë një nga skuadrat pjesmarrëse në play-off.

Bashkia Shkodër organizon turne “beach volej” në Velipojë

0

Shtohen aktivitetet sportive të organizuara nga Bashkia Shkodër këtë verë. Plazhi i Velipojës sigurisht që nuk mund të mungonte pa një aktivitet të tillë dhe natyrisht që "beach volej" është më i preferuari zakonisht në kohë plazhi. Kështu do të ndodhë ditën e nesërme teksa në ambjentet e plazhit do të zhvillohet një turne i këtij lloj sporti të volejbollit të rërë. Ndeshjet do të nisin në orën 09.00 të mëngjesit dhe do të zgjasin deri në orën 19.00. Vendi ku do të zhvillohen ato është në fund të pedonales, në anën e Vilunit. Natyrisht që sporti i volejbollit është nga më të preferuarit në periudhën e plazhit nga rinia dhe jo më kot, janë disa fusha të ngritura ku në çdo orë të ditës ka shumë njerëz që argëtohen.

Vllaznia për meshkuj fiton 3-1 në Korçë me Skënderbeun

0

Vllaznia fiton 3-1 në Korçë me Skënderbeun në volejboll për meshkuj.Në një takim të administruar të paktën në tre sete të kësaj ndeshje, sete që i ka fituar lehtësisht.Sa për atë se skuadra ka funksionuar mjaft mirë në të gjithë elementet e lojës aq dhe per ate se Skenderbeu tashme nuk eshte me ajo skuadra qe dikur i falte tjeter lezet kesaj loje.Ashtu si Vllaznia e dikurshme. Por,ajo çfare te bente te ndjeheshe mire duke pare ekipin shkodran ishte fakti se trajneri A.Kalaja kishte ne perberje te kesaj skuadre lojtare te cilet ishin ne maksimum ne loje.

Vllaznia mund Lubotenin. Nesër në finale me vendasit e Shutovës

0

Volejbollistët e Vllaznisë pasditen e sotme kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të "Kupës së Flamurit" që po zhvillohet në Kërçovë të Maqedonisë dhe në këtë mënyrë kanë arritur të sigurojnë daljen në finalen e këtij turneu ndërkombëtar. Përballë shkodranë sot kanë qenë kampionët e Kosovës, pikërisht ekipi Lutoben i Ferizajt. Megjithatë, djemtë e drejtuar nga trajneri Mark Kroqi kanë arritur të triumfojnë me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar kështu daljen në finale. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, vendasit e Shutovës së Kërçovës kanë fituar ndaj Drenicës së Skënderajt.

Mandisa Kuçi: Ndryshimi i trajnerëve, arsyeja e rikthimit tim te Vllaznia

0
Xhesika Kaçi dhe Stela Agolli nuk jane te vetmet lojtare qe i jane bashkuar Vllaznise se volejbollit kete sezon. Nje tjeter "blerje" eshte edhe Mandisa Kuçi. Themi "blerje" sepse ne fakt ajo pas disa problemeve me stafin e meparshem...

Vllaznia, nesër në gjysmëfinale të Kupës ndaj Studentit

0

Pasditen e së mërkurës në Tiranë do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Në këtë kompeticion marrin pjesë katër ekipet më të mira të sezonit të kaluar dhe sipas shortit të paracaktuar, Vllaznia e Shkodrës do të ndeshet me skuadrën kampione në fuqi- Studentin.