Rituali i zakonshëm, fitojnë meshkujt, humbasin femrat

0

Edhe këtë javë ka ndodhur si zakonisht rituali i ekipeve të volejbollit të klubit Vllaznia teksa kanë fituar meshkujt dhe kanë humbur femra. Këto të fundit, kanë luajtur të parat pasditen e djeshme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ato kanë patur përballë ekipin e Teutës së Durrësit, një nga më të mirët në kampionat dhe ndaj tij kanë humbur me rezultatin 0-3. Seti i parë i ndeshjes ka përfunduar në shifrat 12-25, në të dytin ka patur diçka më shumë rezistencë megjithatë është fituar sërish nga durrsaket 25-20 ndërsa në të tretin është fiksuar rezultati 25-16 dhe kësisoj Teuta ka fituar 3-0.

Vllaznia mund edhe Tiranën, është e para në renditje

0

Vllaznia në volejboll për meshkuj ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj ekipit kryesor rival për titullin kampion, Tiranës. Ajo ka fituar 3-2 në një ndeshje me shumë emocione pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Ndeshja ka nisur mirë për volejbollistët shkodranë që fitojnë dy setet e para në shifrat 25-20 dhe 25-21. Ata ishin shumë pranë edhe fitores në setin e tretë dhe të krejt ndeshjes kur udhëhiqnin 20-15 por Tirana përmbys gjithçka dhe fiton 25-23. Me të njëjtin rezultat në favor të Tiranës do të mbyllej edhe seti I katërt duke bërë kështu që ndeshja të shkonte në set final.

Vllaznia- Tirana, supersfida e nesërme në “Qazim Dervishi”

0

Java e tretë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj do të dhurojë sfidën më interesante të tij, atë Vllaznia- Tirana. Kjo e fundit në fakt konsiderohet ekipi më I fortë I kampionatit ngaqë javën e kaluar ka mundur ekipin e Studentit, një tjetër ekip pretendent. Bardheblutë kanë marrë në rradhët disa volejbollistë cilësorë dhe për këtë arsye, pretendojnë që të mos e lëshojnë më vendin e parë. Megjithatë, këtë të shtunë prova serioze për ta do jetë përballja me Vllazninë. Ndeshja do të luhet në Shkodër, pikërisht pasditen e së shtunës në orën 17.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Meshkujt fitojnë 3-0 në Korçë, femrat humbasin 0-3 ndaj UMB-së

0

Një fitore dhe një humbje kanë dhuruar ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia në ndeshjet e javës së dytë të kampionateve kombëtare. Të dy këto ekipe kanë qenë udhëtuese teksa djemtë kanë luajtur në Korçë ndërsa vajzat në Tiranë. Ekipi i drejtuar nga Artan Kalaja ka fituar pa ndonjë problem ndaj Skënderbeut me rezultatin e pastër 3-0 dhe pas javës së dytë të kampionatit udhëheq renditjen bashkë me Tiranën ( e cila mundi këtë javë Studentin 3-1) me nga 6 pikë secila.

Vllaznia për meshkuj mund Farka Volej 3-1 në siparin e kampionatit

0

Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj e ka nisur me fitore kampionatin e ri. Në ndeshjen që ka nisur në orën 16.00, ai ka patur përballë debutuesin e këtij kampionati, ekipin e Farka Volej. Ndonëse me djem të rinj, ky ekip ka arritur të rivalizojë jo pak në fushë dhe kjo duket qartë edhe në setet e ndeshjes. Vllaznia e ka fituar të parin me shifrat 25-19 ndërsa i dyti do të fitohej nga miqtë me të njëjtin rezultat. Por Vllaznia e fiton të tretin po 25-19 dhe në katërtin 25-18 duke mbyllur kështu gjithë ndeshjen në shifrat 3-1 dhe kampionati kësisoj nis me fitore për skuadrën e trajnerit Kalaja teksa thuhet se do jetë një kampionat me shumë pretendime për kuqeblutë megjithatë duhet pritur të shohim ecurinë e tij në javët e ardhshme.

Vllaznia për femra e nis me humbjen kampionatin. Mundet nga Tirana

0

Vllaznia në volejboll për femra e ka nisur me humbje kampionatin. Në ndeshjen e parë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi", shorti u kishte rezervuar një kundërshtar të vështirë, pikërisht Tiranën e drejtuar nga Adrian Goreza. Vajzat e trajneres Sadije Gogaj janë mundur të bëjnë më të mirën e tyre por nuk kanë mundur të shmangin dot humbjen. Vetëm në setin e tretë ato kanë arritur të rivalizojnë në njëfarë mënyrë teksa kanë shënuar 19 pikë ndërsa në dy të parët ato nuk kanë shënuar veçse 13 dhe 9 pike.

Vllaznia e meshkujve eliminohet në gjysmëfinale të Kupës

0
Janë zhvilluar dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë dy ndeshjet gjysmëfinale, të vlefshme për Kupën e Federatës në volejboll për meshkuj....

Volejbolli, sezoni nis me ndeshjet e Kupës së Federatës

0

Federata Shqiptare e Volejbollit ka zbardhur çiftet e Kupës së Federatës për femra dhe meshkuj, aktivitet që çel sezonin e ri sportiv 2013- 2014. Sipas FSHV-së, të parat janë femrat që zbresin në parket, ndeshjet e të cilave do të zhvillohen më datat 2-3 tetor në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit me çiftet Teuta-UMB Volej dhe Tirana- Skënderbeu. Pas një jave, kalendari vijon me meshkujt më 9- 10 tetor në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet (salla numër 2). Skuadrat gjysmëfinaliste do të jenë Tirana-Vllaznia dhe Studenti- Skënderbeu, ndërsa bie në sy mungesa e Teutës e pezulluar me një vit pas bojkotit në finalen e “play off”-it të sezonit të kaluar.

4 volejbollistë të Vllaznisë në kampionatet ballkanike të “beach volley”

0

Volejbollistet shkodrane do jene protagonistë të ekipeve kombëtare në aktivitetet ndërkombëtare të beach volejt që do të zhvillohen në ditët e ardhshme.  Kështu dyshja e Vllaznisë Ardit Taflaj dhe Nikolin Qafarena jane përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Volejbollit per te marre pjese ne kampionatin ballkanik te Beach-volejt . Dy shkodranet, pjese e ekipit te te rriturve te Vllaznise, do te nisen diten e merkure me 18 korrik drejte Maqedonise ku do ti bashkohet edhe dyshja perfaqesuese e femrave Tuci dhe Prenga .  Kampionati zgjat 3 dite nga data 18 deri 21 korrik dhe zhvillohet ne Shkup . Si çdo vit pritet nje pjesmarrje e gjere e ekipeve ballkanike si Serbia Bullgaria , Mali i Zi etj . Ndërkohë dyshja tjetër e përbërë nga Bruno Miculi dhe Klaudio Qerraxhija do te jene 2 lojtaret qe do perfaqesojne ekipin kombetar Shqiptare te Beach-Volejt ne Ballkaniaden  e 23 vjeçarëve.

Ylli Tomori largon tre shkodranët nga grumbullimi i kombëtares

0

Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj është e grumbulluar prej ditësh në Tiranë në prag të ndeshjes kualifikuese të Kampionatit Botëror. Në rradhët e saj kanë qenë 18 volejbollistë por nga dita e djeshme, ka "patur shkurtime" në rradhët e saj. Nuk do jenë më në këtë grumbullim dhe interesant është fakti se nga 4 volejbollistët e larguar nga trajneri Ylli Tomori, tre janë të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Niko Qafarenën, Atrid Milotin dhe Klaudio Qeraxhinë. Në kushte të tilla, tashmë në kombëtare nuk ka më asnjë volejbollist të Vllaznisë.